Përshpejtimi i dialogut me Serbinë sjell marrëveshjen e dhimbshme për korrigjim të kufijve

Përshpejtimi i dialogut me Serbinë sjell marrëveshjen e dhimbshme për korrigjim të kufijve

Hajrullah Tërnava

  • 01 August 2020 - 17:01

Shkruan: Hajrullah Ternava

“Të fortit e shtetit do ta përgatisin terrenin që edhe deputetët e Kuvendit ta japin pëlqimin e miratimit të asaj marrëveshje të arritur edhe që nuk është në favorin e Kosovës, sikur u arrit për marrëveshjen me Malin e Zi ku Kosova i humbi 8200 hektar toke, e që sot po e shohin se kanë gabua, por jo edhe ata që kanë përfitua. Edhe ekspertët që do të takohen çdo javë, kurse kryeministrat dy herë në muaj flet shumë për qëllimin e arritjes së shpejtë të marrëveshjes. Në Kosovë kryeministri Avdullah Hoti por edhe koordinatori Skënder Hyseni, insistojnë se dialogu me Serbinë është vetëm në nivelin politik dhe nuk do të ketë diskutime teknike, por realitet flet se këto tema janë të njërit dhe të karakterit tjetër, edhe politike por edhe teknike”.

-Dinamika e paraparë javore e vazhdimit të dialogut me Serbinë, flet për një arritje të mundshme të një marrëveshje në fjale. Situata dhe mënyra e krijimit të kësaj qeverie për ne popullatën është një shqetësim i përshpejtimit të këtyre bisedimeve, sepse vetë mënyra e krijimit të kësaj qeverie na lë të nënkuptojmë atë rrezikun që populli po ja ka frikën. Krijimi i kësaj qeverie është fakt i një ad-hoku, madje edhe në shkelje kushtetuese për të vetmin qëllim që ta nënshkruan dhe sjell sa më shpejtë në Kuvend për ratifikim, marrëveshjen dypalëshe me shtetin serb, pasi dinamika e takimeve do të jetë shumë e ngjeshur. Vetë fakti i formimit të kësaj qeverie dhe mënyrës në të cilën u formua e që u rrëzua qeveria e dal nga vota e popullit, po e shqetëson popullin, sepse të drejtën e qeverisjes e kishin arritur LVV me LDK, por me që po dihet qartë se Hashim Thaçi i ka tq gjitha institucionet e Kosovës nën kontroll, komandën e tij, e kur dihen të tjerat parti se si të gjitha janë të shafitura e fëlliqura në krime të rënda, sidomos në krim të organizuara, përpos LVV-së, pazaret e pista mundë të bëhen realitet. Nga ky fakt të gjithëve iu konvenoj dhe u bënë së bashku, sepse e panë rrezikun e qeverisjes së Kurtit, dhe shpejt u bashkuan dhe e rrëzuan, tani është edhe ky përshpejtim që duhet të vazhdohen bisedimet me Serbinë, sepse po tentohet të arrihet ndonjë marrëveshje për njohje reciproke mes këtyre dy shteteve. Madje ekziston shansi që dy presidentët e këtyre dy shteteve të joshen për këtë kinse mundë të propozohen për çmimin „Nobel“, gjë që kishte me qenë mënyra më e lehtë që me u lirua edhe nga aktakuzat nga Gjykata Speciale Hashim Thaçit. Kjo mënyrë e njohjeve të pavarësisë në mënyrë reciproke e ka një dyshim, sepse sikur të arrihej kjo njohje në kufijtë e tanishëm të këtyre dy shteteve, kurrsesi nuk do ta kishte fatin që Avdullah Hoti të ishte Kryeministër i Kosovës dhe koordinator i bisedimeve Skënder Hyseni, por në vend të tyre do ishin të tjerë, dyshimi shtohet edhe ma shumë, sepse njohjet në kufijtë e tanishëm do të mbeteshin në historinë e Kosovës si e arritur e madhe historike, prandaj disa më të fortë të tjerë do të donin të ishin nënshkrues të këtyre marrëveshjeve që në historinë e re të Kosovës do të mbeteshin si heronj. Prandaj kur po i dimë mënyrat e këtyre se si tani kanë ardhur në pushtet, dyshimi është se po këta në historinë e re kosovarëve do të mbesin si tradhtar, sepse do i nënshkruajnë dhe do t’ia falin veriun e Kosovës Serbisë, prandaj është e kuptueshme është se populli do ti shpallë fajtor dhe do i mbaj në mendje ata që i kanë nënshkrua ato marrëveshje. Të fortit e shtetit do ta përgatisin terrenin që edhe deputetët e Kuvendit ta japin pëlqimin e miratimit të asaj marrëveshje të arritur edhe që nuk është në favorin e Kosovës, sikur u arrit për marrëveshjen me Malin e Zi ku Kosova i humbi 8200 hektar toke, e që sot po e shohin se kanë gabua, por jo edhe ata që kanë përfitua. Edhe ekspertët që do të takohen çdo javë, kurse kryeministrat dy herë në muaj flet shumë për qëllimin e arritjes së shpejtë të marrëveshjes. Në Kosovë kryeministri Avdullah Hoti por edhe koordinatori Skënder Hyseni, insistojnë se dialogu me Serbinë është vetëm në nivelin politik dhe nuk do të ketë diskutime teknike, por realitet flet se këto tema janë të njërit dhe të karakterit tjetër, edhe politike por edhe teknike”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".