I ashtuquajturi 'Koordinator' i Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel

I ashtuquajturi 'Koordinator' i Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel
I ashtuquajturi 'Koordinator' i Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel

Ismail Muçiqi

  • 02 August 2020 - 09:06

I ashtuquajturi "Koordinator" i Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel Skënder Hyseni, i caktuar nga partia e ti Lidhja Demokratike e Kosovës, që në fillim të kontakteve të para diplomatike që pati me përfaqësuesin e Bashkimit Europian, Diplomatin Lajqak, dhe me të ashtuquajturin "Drejtor i Zyrës për Kosovën" Marko Gjuriq, prioritet të bisedës në raport me Serbinë patën kthimin e 200 mijë serbëve në Kosovë, numër ky i cili asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka jetuar e as ekzistuar në Kosovë. 

Kjo kërkesë e Marko Gjuriqit e porositur nga Aleksandër Vuqiqi, tregon më së miri fytyrën e vërtetë të politikës fashiste, dhe pretendimet e Serbisë që përmes bisedave diplomatike në të cilat ka avancuar dhe fituar gjithmonë në raport me palën shqiptare të papërgatitur, të përçare, pa koncept, strategji dhe pa vizion diplomatikë. 

Ky është paradoksi dhe mjerimi i politikës dhe diplomacisë kosovare, e cila në raport me Serbinë ka pësuar debakël të madhë. 

Që nga viti 1968, politika në Beograd e harmonizuar me kërkesat ekspansioniste të Akademisë së Shkencave dhe të Artëve të Kishës Fashiste Ortodokse, kanë luajtur me të njëjtën kartë diplomatike, kinse nga Kosova janë ndjekur mbi 200 mijë serb të cilët tani kinse kërkojnë të kthehen në vendbanimet ku kanë jetuar dhe pronat e tyre. 

Çdo qytetar i Republikës së Kosovës, i cili me meritë e ka kryer një shkollë të mesme apo universitet, e ka të qartë historinë dhe rrjedhën e proceseve dhe ngjarjeve politike të cilat kanë ndodhur në Kosovë. 

Koordinatori i Lidhjes Demokratike të Kosovës Skënder Hyseni, i cili e ka marrë përsipër dhe përgjegjësi për të zhvilluar bisedime me palën serbe, nuk ka të drejtë që në emër të popullit të Kosovës ti shtrojë mbi tavolinë kërkesat ekstreme të palës serbe të cilat tani që një gjysmë shekulli qëndrojnë si agjendë e politikës serbe apo të bëjë aventura, akrobacione diplomatike dhe politike të cilat pala serbe donë ti imponojë në tavolinën e bisedimeve. 

Së pari: Ekzistojnë faktet dhe argumentet e gjalla historike se në Kosovë kurrë nuk kanë jetuar 200 mijë serbë. 

Nën dy: Duhet ditur se Skënder Hyseni dhe të gjithë përkrahësit e ti, se gjatë luftës së fundit në Kosovë çdo serbë ka qenë i mobilizuar dhe i armatosur dhe ka vepruar nën komandën e shtabit të Millosheviqit kundër shfarosjes së shqiptarëve. 

Mbi 12 mijë civilë të vrarë në Kosovë, të pafajshëm janë viktima po të këtyre formacioneve ushtarake dhe policore ku një pjesë e tyre e madhe kanë qenë ish-banorët serbë të cilët kanë punuar dhe jetuar në Kosovë, dhe të cilët kanë kryer krime kundër njerëzimit. 

Si mund të ndodh që kjo temë rreth kthimit të serbëve në Kosovë, të përmendet fare pa llogaritur dëmet katastrofale të cilat i shkaktojë Serbia shtetit të Kosovës në njerëz, në ekonomi dhe në të gjitha sferat e jetës materiale deri te zhdukja e 1600 personave të cilët akoma janë të pa gjeturë. 

Kjo janë dështimet e politikës kosovare..! 

Po të kishte fare përkushtim për ti dalë në ndihmë popullit dhe shtetit, institucionet e drejtësisë dhe mekanizmat e tjerë të shtetit të Kosovës, sot duhet ti kishin mbi tavolina emrat dhe dosjet e kriminelëve serbë të cilët gjatë luftës u mobilizuan u armatosën, plaçkiten, e vodhën pasurin e Kosovës dhe tani jetojnë të lirë nëpër qytetet e Serbisë. 

Populli i Kosovës, ende i ka të freskëta masakrat dhe krimet serbe gjithandej Kosovës. Dihen edhe personat të cilët udhëhoqën dhe komanduan me njësit vrastare serbe të cilët tani janë graduar nëpër kazermat ushtarake të Serbisë, në Ministrin e Punëve të Brendshme ku edhe tani punojnë dhe në stacionet policore, mu nga kjo elitë e politikës serbe, në krye me Aleksandër Vuqiqin i cili po e mbanë Kosovën në Kushtetutën e Serbisë si pjesë përbërëse të saj. 

Andaj çfarëdo koordinatori i zgjedhur nga kushdo qoftë, nuk ka të drejtë morale, politike, njerëzore e as ligjore dhe kombëtare që të bëjë çfarëdo kompromisi me politikën dhe kriminelët serbë të uniformuar gjatë luftës në Kosovë, të cilët tani jetojnë të lirë pa dhënë llogari për gjenocidin e berë ndajë civilëve të pafajshëm. 

Mjerisht ende nuk doli askush qoftë nga politika apo institucionet kredibile dhe kompetente që në mënyrë reale ta thotë të vërtetën para opinionit shqiptarë se kalkulimet diplomatike të Serbisë përmes Marko Gjuriqit janë vetëm qëllim i amortizimit dhe zhagitjes të bisedimeve dhe zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. 

Në fundë kjo doktërin e politikës dhe diplomacisë serbe e cila po derdh lotë krokodili kinse nga Kosova janë ndjekur 200 mijë serbë, është vetëm mashtrim dhe gënjeshtër e strategjisë nacionale të politikës serbe ndaj Kosovës. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"