Garda e analfabetëve në Qeveri po e mban peng Politikën e Jashtme të Kosovës

Garda e analfabetëve në Qeveri po e mban peng Politikën e Jashtme të Kosovës
Garda e analfabetëve në Qeveri po e mban peng Politikën e Jashtme të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 02 August 2020 - 10:54

Shkruan: Muhamet Kelmendi

”Kosova nën drejtimin e ish ministrave të jashtëm Enver Hoxhes, të Skënder Hysenit, të Hashim Thaçit, të Behgjet Pacollit ose të zonjës Haradinaj ka dështuar tërësisht. Çdo njohje është ardhur e ndihmuar nga disa shtete të BE-së dhe sidomos nga SHBA-të. Pothuajse fare nuk ka funksionuar Ministria e Jashtme dhe tash është tërësisht e pa aftë dhe në gjumë dimëror. Në këtë anë nuk ka anëtarësime që10 vitet në asnjë organizatë të Evropës, pa bërë fjalë për OKB-në”

-Marrëdhëniet me jashtë, apo siç quhen ndërkombëtare, është një ndër punët më të rënda në çdo qeveri. E në veçanti Kosova dhe Shqipëria kanë dështuar tërësisht. Me ministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë askund nuk mundë shkosh. Kjo për faktin se janë pa përvojë, të rinj dhe fare nuk i njohin raportet ndërkombëtare. Në veçanti kemi dështimet në këto dy decenie të ndërtimit të shtetit të Kosovës në raport me botën. Dhe nuk ka se si të anëtarësohet kurrë Kosova në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar, as në OKB, Hashim Thaçin e me Avdullah Hotin që po e lidhin anëtarësimin me dialogun me shtetin serb. Kjo është një marri e llojit të vetë.

Ndërsa, Ministresh Haradinaj sikur po flenë. I viziton si turiste shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të Malit të Zi. Po Shqipëria sikur mos të ekzistonte fare. Në fakt e tërë kjo, në njërën anë dhe në anën tjetër ndikohet nga fushata e ashpër e shtetit serb, e përkrahur nga Rusia dhe Kina, si dhe nga disa vende të tjera, gjë që ka krijuar gjendje të rëndë në botë për Kosovën dhe luftën e saj të drejtë. Vendimi Kuvendit të Kosovës për Gjykatën Speciale i ka bërë edhe më shumë dëme Kosovës në botë. Kosova dhe shqiptarët u vranë, u dhunuan e përdhunuan, u masakruan dhe shumë vendbanime u dogjën, e Serbia me vetëm disa dënime qesharake kalojë. Turp për ne. Dihet se këtu është dashur të ndërlidhet kjo gjykatë me përgjegjësinë e shtetit serb për gjenocide ndaj shqiptarëve . Kjo nuk u bë. Dihen përgjegjësit. Është i tërë Kuvendi. Po tash pse ndërlidhet puna në raport me shtetet, me BE-në e me OKB-në me dialog? Pse nuk paraqitet kusht ndaj shtetit serb për të ndalur fushatën kundër shtetit të Kosovës? Pse nuk bëhet fushatë në botë? A janë kaq të pa afta përfaqësitë e Kosovës nëpër botë? Marri është për ato kjo heshtje . Dhe tash me Skënder Hysenin do të kemi kiametin. Fjalë dhe vetëm fjalë. Pra, nuk mundë të kemi diplomaci me analfabetët politike. Ata asgjë të mirë nuk do ti sjellin Kosovës. Fshesa duhet të filloj nga Kryeministri, ministrat, ambasadoret dhe konsujt. Të gjithë janë treguar të pa denjë për punën diplomatike”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".