Veproni më shpejtë, të ndiqen rrugaçët dhe banditët nga Kuvendi i Kosovës

Veproni më shpejtë, të ndiqen rrugaçët dhe banditët nga Kuvendi i Kosovës
Veproni më shpejtë, të ndiqen rrugaçët dhe banditët nga Kuvendi i Kosovës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 02 August 2020 - 16:35

Shkruan:Reshat Badallaj-Zhuriani

“Do të ishte mirë që populli të mos i votoj më kurrën e urrës këtë kope vagabondësh, idiotësh,rrugaçësh e kopilësh, sepse na qitën hije të zezë si emër në botën e qytetëruar. Ky mezlisht kopilësh përse nuk merren me hallet e Kosovës, qytetarit dhe së fundi me këtë murtajë që ka pllakosur globin. Në fakte, nuk ka mundësi sepse në këtë mezlisht pa kurrfarë ndryshimi janë ulur murtaja dhe merimanga e zezë. Dhe, kjo kope kopilësh sërish paskan bërë hallakamë duke dashur të turren kundër njeri tjetrit edhe me hu bile edhe me dajak”.

-Vite me radhe dhe shpeshherë kam shkruar se Kuvendi i Republikës se Kosovës është e mbushur me banditë, rrugaç, vagabond dhe gjysmë analfabet. Në fakt, ju e dini lexues të nderuar se unë personalisht kurrë nuk e kam quajtur Kuvend i Republikës së Kosovës, por e kam quajtur mezlisht. Këtë fjalor e përdora i pari në gazetën elektronike dhe atë të shtypur, po të mos mendoj askush që i kam humbur elementet e kulturës shqiptare. Mos e bëftë i Madhi Zot, se e dinë të gjithë ata që më njohin, por duke parë se në këtë mezlisht u futen lloj-lloj mangupësh jo me votën e popullit, por me vota mashtruese, të blera për 50 euro dhe kërcënime. Kulmi arriti kur në kohën e Kadri Veselit si kryeplak i këtij mezlishti përdori fjalorin me banal kundrejt një femre, një nëne, një gruaje të martuar: "...ma hangërsh bishtin (këtë bishtin) po e them unë v.j duke mos përdor atë që mendonte Kadriu. Dhe, që nga ajo ditë të gjitha shkrimet që kam bërë kam thënë kështu:" Kuvendi i Kadri Topuzit" dhe mos mendoni se fjala topuz është atë që përdori dikur që nuk e mban askush në mend por vetëm që shkruhet Gjergj Elez Alia, por, aludoj në atë që përdoret nga anët e mia atje në Zhur të krahinës së Lumës. Mos Zot më keq! Kadri topuzi më kishte dërguar selam ne msn vetëm një përshëndetje me dorë dhe unë as që u morra me të. Dhe, në këtë mezlisht nuk ndaleshin fjalor rrugaçësh, vazhdonin me të vjetrën bile edhe më keq, është për të habitur se këta vagabond e shkuar vagabondëve, këta idiot e shkuar idiotëve lëre që nuk rrinin pak serioz ose si i thonë fjalës me marre, por, zgërdhiheshin taman si ata langonjtë dhe zagarët e atyre anëve të Shumadisë, edhe më tutje duartrokisnin. Në këtë mezlisht ka ndodhur që është sulmuar edhe femra tjetër nga një rrugaç i pazareve të "QYLANIT" se këtij edepzësi i´a kishte drejtuar gishtin dhe ky kapadai duke menduar se u bë nami turre e vrap me "yrysh e hyxhum " te ajo.

Harron se vjen nga një vend që akoma gratë e tyre nuk dalin në oborr për të përshëndetur qoftë edhe nipin e tyre, po të shoqërohej nga një i panjohur nga "AVALJA DHE KINSE NAMUZI", dhe del e bëhet francez. Qelbësirat nuk ndaleshin duke sharë e fyer taman si ata langonj kur nxjerrin gjuhën duke vrapuar pas lepurit dhe as që mendonin ky soj e sojzës, kjo kope e staneve të Shumadisë, nga atje është hiri i tyre, nga atje morën yrnek sepse shumica janë të dala nga bishtat e UDB-së serbe dhe akoma ndër dej u buron gjaku vrullshëm i kësaj race, ecnin me fedellek kinse janë dikush. Jo, ore faqezinj se ju njohim si paraja e kuqe, ju njohim se para lufte nuk keni pasur as rryp pantallonash, nuk keni pasur as çorap e as brekë por, pas lufte vrapuat si zagarët pas kockave dhe si korbat pas kufomave të vdekura dhe u bëtë super milionerë dhe siguruat pasuri për 20-30 breza. Ju, jeni jashtëqitja e kombit, që lëshuat rrjetin kriminal të nëntokës taman si rrjeti i merimangës, si në bazën qendrore, si në atë në nivelin lokal. Keni bërë ZAP me polici, gjyqësi dhe pastaj keni bërë hata, batërdi në Kosovë, pra Kosovën e keni bërë pifti duke u lidhur me mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës kriminale, me klanet mafioze që jo më pak se 55 herë ja kalojnë edhe klanit të Zemunpoljes. Do të vij dita se do ta paguani se janë duke u zbardhur një nga një të gjitha faqet e historisë. Për të mos e zgjatur muhabetin dhe t´i bie më tej rrotull nga ajo se sa kanë ndodhur kacafytjet në mes meshkujve (nuk po e përdori fjalën (BURRA), se këta qenë me dy këmbë nuk mundë të jenë burra, se për të qenë burrë, e ka do salltanete dhe jo si këta që janë të gjitha të zezat e këtyre mynxyrave sepse në këtë mezlisht që nga moti janë të mbushura me kopilë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".