Serbia afër realizimit të qëllimit kriminal, marrëveshja e gatshme në dëm të shtetësisë së Kosovës

Serbia afër realizimit të qëllimit kriminal, marrëveshja e gatshme në dëm të shtetësisë së Kosovës
Serbia afër realizimit të qëllimit kriminal, marrëveshja e gatshme në dëm të shtetësisë së Kosovës

Arsim Haziri

  • 03 August 2020 - 07:27

Shkruan: Arsim Haziri

”Thjeshtë, Serbia, edhe ka zhvilluar kampanjën lobuese kundër shtetit tonë në arenë ndërkombëtare edhe ka fajësuar Kosovën për neglizhencë në çështje dialoguese, pra rruga që gjithnjë ka ndjekur e ka shtyrë përparueshëm në raport me Kosovën. Për fund theksoj se takimet formale pa deklarime të vërteta përmbajtjesore, janë arsye bazike pse ajo marrëveshje do të jetë jo sovranizuese dhe konsoliduese për Republikën tonë”.

-Fakti se kërkohet një arritje e shpejt e së ashtuquajturës marrëveshje bilaterale dhe ekuivalente në mes shtetesh, përmban në vete edhe shumë dyshime, madje edhe të bazuara. Sikur të ishte ashtu siç deklarohet, pra marrëveshje pa anime politike dhe jo në epërsi të shtetit serb, atëherë ajo do të duhej të bëhej publike, në mënyrë që për rëndësinë dhe përmbajtjen e saj të ishte në dijeni çdo qytetarë. Edhe qeveria paraprake ishte deklaruar pro negocimit me Serbinë, por procesi i cili ishte paramenduar të implementohej, pra një proces i zhvilluar mbi baza te drejt shtetërore, ishte parë vështirë i realizueshëm dhe këto premisa janë shndërruar në probleme bazike, gjë që edhe e kanë ndihmuar edhe rrëzimin e qeverisë. Pra, fakti se procesi negociator do të zhvillohej në baza arsyetuese dhe shtetëzuese, kishte vërë në lëvizje si makinerinë e brendshme dhe të jashtme që ta ndihmojnë rrëzimin e qeverisë Kurti. Kosova prej vitit 2011, zhvillon proces dialogues me Serbinë, dhe prej atëherë pothuaj as gjysma e tyre nuk janë implementuar, madje shteti serb ka shfrytëzuar inferioritetin tonë për t'i avancuar proceset e veta në rrafsh ndërkombëtar. Thjeshtë, Serbia, edhe ka zhvilluar kampanjën lobuese kundër shtetit tonë në arenë ndërkombëtare edhe ka fajësuar Kosovën për neglizhencë në çështje dialoguese, pra rruga që gjithnjë ka ndjekur e ka shtyrë përparueshëm në raport me Kosovën. Për fund theksoj se takimet formale pa deklarime të vërteta përmbajtjesore, janë arsye bazike pse ajo marrëveshje do të jetë jo sovranizuese dhe konsoliduese për Republikën tonë. Vet struktura dialoguese është e dyshimtë, është joprofesionale dhe jo e denjët për të zhvilluar negociata me një shtet fashistë, që akoma tolerohet të zhvilloj proces ndonëse nuk është pastruar nga e kaluara negative”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".