Pushtetarët rezervojnë buxhet për mbrojtje nga Gjykata Speciale, qytetarët vdesin nga Covid-19

Pushtetarët rezervojnë buxhet për mbrojtje nga Gjykata Speciale, qytetarët vdesin nga Covid-19
Pushtetarët rezervojnë buxhet për mbrojtje nga Gjykata Speciale, qytetarët vdesin nga Covid-19

Faik Krasniqi

  • 03 August 2020 - 07:42

Shkruan: Faik Krasniqi

”Brenda 24 orëve 16 të vdekur. Kurse këta në këtë krizë e rrisin buxhetin për të akuzuarit e Gjykatës Speciale. Nuk e kuptoj pse. Me paratë e popullit të shpenzojnë për t'i paguar avokatët më të shtrenjtë. Turp. E kanë shkatërruar shtetin dhe shëndetësinë, dhe prapë se prapë vazhdojnë avazin e vjetër të vjedhjes dhe zhvatjes”.

-Në ditët, javët, muajt dhe vitet në vijim Kosova do të përballet me një krizë të madhe financiare. Jo vetëm Kosova por gjithë bota. Shtetet e fuqishme kanë krijuar pako për rimëkëmbje ekonomike me trilionë euro. Mali i Zi shtet me 600 mijë banor, pako ekonomike në vlerë prej 1.2 miliard euro. Kosova deri më tash asgjë. LDK dhe Avdulla Hoti thoshin se me ata do të krijojnë një fond për rimëkëmbje prej 1.2 miliard euro. Të gjitha mashtrime. Qëllimi i tyre vetëm pushteti. Edhe situata me Covid u ka dal nga kontrolli. Brenda 24 orëve 16 të vdekur. Kurse këta në këtë krizë e rrisin buxhetin për të akuzuarit e Gjykatës Speciale. Nuk e kuptoj pse. Me paratë e popullit të shpenzojnë për t'i paguar avokatët më të shtrenjtë. Turp. E kanë shkatërruar shtetin dhe shëndetësinë, dhe prapë se prapë vazhdojnë avazin e vjetër të vjedhjes dhe zhvatjes. Vdekjet me Covid po vijnë si pasoje e shëndetësisë së brishtë, kurse këta horra vazhdojnë të na vjedhin në forma të ndryshme!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".