Komandantët nën ethet e Gjykatës Speciale, rezervojnë buxhetin për avokatët mbrojtës akoma pa u konfirmuar aktakuzat

Komandantët nën ethet e Gjykatës Speciale, rezervojnë buxhetin për avokatët mbrojtës akoma pa u konfirmuar aktakuzat

Hajrullah Tërnava

  • 03 August 2020 - 07:46

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Është abuzim ekstrem me buxhetin, se si është vendosur të ndahet për mbrojtje nga Gjykata Speciale, kur dihet se deri tash nuk kemi asnjë akuzë të konfirmuar, kurse janë ndarë një pako prej 20 milionë euro për muajt e mbetur deri në fund të vitit, që kur përkthehet dhe shpërndahet për 5 muaj i bije 4 milionë euro në një muaj. Tani pas votimit të buxhetit të rishikuar në Kuvend do të bindemi shumë shpejtë se kush kishte më shumë të drejtë në këto kritika dhe në shqetësimet e ngritura sepse me këtë ndarje buxhetore për Gjykatën Speciale mundë të vihet në pikëpyetje edhe shpërndarja e shtesave prej 170 euro, të mbetura borxh për punëtorët që nga faza e parë e fillimit të pandemisë për masën numër 3 të Qeverisë Kurti”.

-Gjykata Speciale dhe mbrojtja e të akuzuarve për krime të luftës, është gjithsesi dhe një barrë tjetër e rëndë që do të peshon mbi kurrizin e qytetarëve të Kosovës. Kjo do të jetë barrë e rëndë e anës financiare, sidomos në këto rrethana, në këto kohëra të vështira, kur tani është e pranishme edhe pandemia e coronavirusit që nuk po i dihet fundi, e që shumë kë e ka lënë edhe pa punë, kështu që një numër i madh i popullatës po ballafaqohet me vështirësi mbijetese, deri me ekzistencë jetike. Këto situata tani të krijuara do të ndikojnë edhe në rritjen e varfërisë ekstreme në Kosovë, dhe devijimin nga projektet e mëdha zhvillimore, ndarja e buxhetit dedikuar për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykate Speciale. Ky shqetësim me të drejtë është ngritur edhe nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, që është edhe kryetar i Komisionit për buxhet, i cili ka thënë se nga buxheti i Kosovës janë ndarë vetëm për katër muaj të këtij viti, me rishikimin e buxhetit, 16.5 milion euro për shpenzimet e Gjykatës Speciale. Gjithsesi që kjo ndarje do të ndikon negativisht në pakon buxhetore për zhvillim sepse ai e ka thënë qartë se kane mbetur 8 milionë e gjysme në buxhet, por sipas tij edhe ato janë shpërndarë në projekte tjera, për çka thotë se Pako të Rimëkëmbjes nuk do të ketë derisa flitet për pesë muajt e mbetur të vitit. Është abuzim ekstrem me buxhetin, se si është vendosur të ndahet për mbrojtje nga Gjykata Speciale, kur dihet se deri tash nuk kemi asnjë akuzë të konfirmuar, kurse janë ndarë një pako prej 20 milionë euro për muajt e mbetur deri në fund të vitit, që kur përkthehet dhe shpërndahet për 5 muaj i bije 4 milionë euro në një muaj. Tani pas votimit të buxhetit të rishikuar në Kuvend do të bindemi shumë shpejtë se kush kishte më shumë të drejtë në këto kritika dhe në shqetësimet e ngritura sepse me këtë ndarje buxhetore për Gjykatën Speciale mundë të vihet në pikëpyetje edhe shpërndarja e shtesave prej 170 euro, të mbetura borxh për punëtorët që nga faza e parë e fillimit të pandemisë për masën numër 3 të Qeverise Kurti. Pra Kosova po kalon nëpër një situatë tepër të pa qarte dhe me rrezik të futjes në krizë të thellë ekonomike dhe sociale sepse e kemi në krye të vendit një kastë politike të pa përgjegjshme e cila qytetarëve të Kosovës, iu solli Gjykatën Speciale dhe tani po e zhvatë vendin, si një faktor tjetër që do ta mban peng për disa vite zhvillimin dhe mirëqenien për shkak të kostos së madhe që do të ketë mbrojtja e dhjetëra apo qindra të të dyshuarve të intervistuar deri më tani, nëse aktakuzat do të jenë të shumta, e që kërkohet mbrojtje e fuqishme e avokatëve ndërkombëtar, kur dihet kostoja e lartë e tyre, që nuk do të jenë në numër të vogël, duke i pasur parasysh të intervistuarit që janë deri më tani, e që çdo i dyshuar duhet ta ketë mbrojtësin-avokatin e tij”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".