Për 22 vite e plaçkitën shtetin dhe popullin në emër të UÇK-së, tash kujtohen për vlerat e luftës

Për 22 vite e plaçkitën shtetin dhe popullin në emër të UÇK-së, tash kujtohen për vlerat e luftës
Për 22 vite e plaçkitën shtetin dhe popullin në emër të UÇK-së, tash kujtohen për vlerat e luftës

Hasan Preteni

  • 03 gusht 2020 - 12:17

Shkruan: Hasan Preteni

“Këta nuk po ecin me kohën. Kur ishte koha e konsolidimit dhe ndërtimit të shtetit këta merreshin me zaptimin e pushtetit dhe me vjedhjen e të mirave publike, i bënë të gjitha të zezat duke vepruar kundër idealeve të lirisë. Tani kur ju është rrezikuar liria, ju kthyen luftës dhe vlerave të luftës. Po ndajnë mirënjohje, po dekorojnë familje dhe individ sipas vlerësimit të tyre, pa asnjë kriter, po i vizitojnë familjet e dëshmorëve e invalidëve të luftës. Po ndërmarrin edhe iniciativa për ligje të reja. Vonë është të nderuar bashkëluftëtar. Keni probleme individuale për veprime pas luftës dhe nuk mundeni të fshiheni me luftën e drejtë të UÇK-së”.

-Sa të pa sinqertë që janë,"dhelprës ju djeg bishti e po mendon se u djeg mali". Këta liderët e PDK-së e kanë interesin personal, qe 22 vite nuk ishin ngushtë për UÇK-në, e as për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve. I përmendnin vetëm me 5 Mars dhe gjatë fushatave. Të gjitha veprimet i kishin vetëm për të siguruar pushtet dhe shumë lek. E rritën numrin e veteranëve, shpërndanë mirënjohje për shumë familje dhe individ "problematik" Asgjë nuk bënë për të futur në plan programet shkollore tekste dhe material që do të ndriçonte veprimet dhe sakrificën e luftëtarëve të UÇK-së. Nuk vepruan dhe nuk organizuan asnjë tryezë profesional apo simpoziume ku do të debatohet për luftën e lavdishme. Asnjëherë, asnjë angazhim për përmirësimin e gjendjes materiale të luftëtarëve të lirisë. Shkurt e Shqip, qe 22 vite nuk ishin ngushtë për UÇK-në e as për vlerat e saj. Nuk reaguan në asnjë nga shkrimet, e që nuk ishin pak, kundër këtyre vlerave. Këta nuk po ecin me kohën. Kur ishte koha e konsolidimit dhe ndërtimit të shtetit këta merreshin me zaptimin e pushtetit dhe me vjedhjen e të mirave publike, i bënë të gjitha të zezat duke vepruar kundër idealeve të lirisë. Tani kur ju është rrezikuar liria, ju kthyen luftës dhe vlerave të luftës. Po ndajnë mirënjohje, po dekorojnë familje dhe individ sipas vlerësimit të tyre, pa asnjë kriter, po i vizitojnë familjet e dëshmorëve e invalidëve të luftës. Po ndërmarrin edhe iniciativa për ligje të reja. Vonë është të nderuar bashkëluftëtar. Keni probleme individuale për veprime pas luftës dhe nuk mundeni të fshiheni me luftën e drejtë të UÇK-së. Lufta ishte e shenjtë, idealet ishin të drejta. E për veprimet joligjore të supozuara e të kryera pas luftës mos kërkoni mbështetjen e atyre që nuk u njollosen pas luftës. Që e kanë për interesa personale po e dëshmon edhe një fakt tjetër. Kosova tani duhet të organizohet në luftën frontale kundër Coronës, asnjë deklarim, asnjë veprim, asnjë mobilizim në këtë luftë. Tani duhet të reflektohet ai revolucionariteti i tyre. Disa nga ata, përkundrazi, e sabotuan Qeverinë ligjore dhe legjitime vetëm pse nuk e kishin për qejfi. Kërkonin gjendje të jashtëzakonshme kur nuk kishte të vdekur nga pandemia e tani kur po ju ofrohemi numrit 300, ata nuk e qajnë hallin për popull por merren me agjenda personale. Në kohen e duhur veprimin e duhur. Në luftë, luftimi, pas luftës angazhimi për shtet dhe për institucione shtetërore, tani në luftë kundër armikut global, Corones. E këta pas luftës angazhim për të siguruar pushtet dhe para e tani pas 22 viteve në vend se të angazhohen në këtë luftë, ata merren me historinë e shekullit të kaluar. Ju ka humbur rruga në oborr, po na shkaktojnë dëme në baza ditore, hipokrizi në çdo hap dhe në çdo fazë të rrugëtimit shtetërore. Jemi me fat që e kemi mbështetjen e miqve ndërkombëtare dhe nuk po i përkrahin idetë që nuk përkojnë me interesat e kohës. Zvogëlojeni listën e veteranëve, kthejeni pasurinë e grabitur, mos e pengoni sistemin e drejtësisë, shfajësohuni për veprime joligjore e lëreni luftën e UÇK-së se nuk po e njollos dhe nuk mundë ta njollos askush, kyçuni në këtë luftën aktuale, largohuni nga politika dhe asgjë më shumë. Të gjitha këto Kosova do ti ketë por pa ju”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".