Cilat qëndrime i mban Ankara ndaj popujve të Ballkanit Perendimor?

Cilat qëndrime i mban Ankara ndaj popujve të Ballkanit Perendimor?
Cilat qëndrime i mban Ankara ndaj popujve të Ballkanit Perendimor?

Muhamet Kelmendi

  • 03 August 2020 - 13:37

Në revistat  ushtarake të RF të Gjermanisë, për qendrimet e Turqisë kundruall shteteve të Ballkanit sillen fakte të ndryshme. Ndërsa, në këteë revistë, për ndihmat ekonomike, në fushën e fesë dhe për ndihmat ushtarake të Erdoganit ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor, mbi armatosjen e disa shteteve, jepen shumë të dhëna. 

Këtu po sjell vetëm disa fakte:  

"Kryetari i Turqisë, Z. Erdogan, në mandatin e vet 12 vjeçar, ka dhënë ndihma ekonomike, financiare për xhami dhe në sende, si dhe ndihma ushtarake ndaj disa shteteve te Ballkanit Perëndimor". Pasi që revista tregon per investimet në xhamitë e ndërtuara, kryesisht në viset me fe myslimane, futet në veprimtarinë ekonomike të Turqisë kundruall shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në të  përmenden mjetet ushtarake që Turqia i dha Maqedonisë, Shqipërisë etj., si dhe shkëmbimet tregtare dhe intervenimet e ndryshme në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Kosove dhe në Shqipëri.Në fushën ekonomike dalin këto të dhëna:  

"1.'Serbia ka marre ndihma ekonomike ne forme te veprimtarive te përbashkëta ekonomike ne shume prej 5 miliardë Euro ne 5 vjetorin qe e lame;2. Maqedonia e kalon shifrën e raporteve ekonomike prej 2 miliardë Euro ne vit; 3. Kosova ka vetëm eksport pa asnjë importim në Turqi, ndërsa intervenimet ekonomike përmenden në fushën energjetike me KEDS, prej disa milionë Euro e në Aeroportin e Prishtinës prej 2O milion Euro dhe mbi 2 miliardë qe Kosova i ka dhëne Bechtel & Enke për rruge. Po kështu, përmenden edhe xhamitë, te ndërtuara ne Kosove, pa ndonjë kriter dhe ne kundërshtim me interesin e vendit dhe nevojat fetare. 4. Shqipëria nuk ka ndonjë raport te theksuar ekonomik". Revista ushtarake sjelle armatimet qe Erdogani i ka dhënë për ushtritë ndaj shteteve te  Ballkanit Perëndimor. Ato duken kështu: "1. Kosova nuk e ka asnjë ndihme ushtarake ne armatim, përveç disa mjeteve te transportit ushtarak dhe xhamitë e  ndërtuara ne hapësirën e vendit; 2. Shqipëria i ka marre 47 mjete te transportit ushtarak ne forme te gjipave, kamionëve dhe mjeteve te transportit te ushtareve nga një pike ne tjetrën, si dhe disa xhami te ndërtuara; 3. Maqedonia ka marre njësi tankiste te ndryshme, artileri 120 - 150 mm, mjete te ndryshme te transportit, arme te lehta etj., ndera ne territoret shqiptare nen Maqedoni përmenden xhamitë e nderuara nga Turqia" 5. Për Serbi e  Malin e Zi nuk ka te dhëna ne revistën ushtarake qe doli ne fund te muajit korrik.  Nga këto te dhëna del se përfitimet me te mëdha ushtarake dhe ekonomike janë dhëne për Maqedoninë, pa lënë anash edhe Serbinë. Shkaku nuk dihet, por kjo ka krijuar dis ballancim te madh midis Kosovës e Shqipërisë, ne njërën ane dhe, Serbisë, Malit te Zi, Maqedonisë e Greqisë, ne anën tjetër. Thjeshte, shqiptaret nuk kane përfituar as ne fushën ekonominë dhe as ne atë ushtarake. Po këtu përmenden edhe armatimet qe Moska ka dhëne. Ne reviste theksohet edhe sistemi raketor qe Moska ka dhënë ne vlere prej 2 miliardëve, sistem qe e ka instaluar ne Serbi. Po këtu jepet shifra e avionëve te markës mig 32 prej 30 te tille qe Moska i dha Serbisë dhe kuptohet edhe skuadra e helikopterëve ushtarak qe iu dhëne Beogradit. Pra, shtetet e Ballkanit jane armatosur mjafte shume. Vetëm Shqipëria dhe Kosova janë mbrapa .Kosova nuk ka asnjë lloje armatimi. Po pse Turqia e armatosi Maqedoninë e jo Shqipërinë?

Pse?

Në reviste nuk jepen te dhëna. Po nga analiza dalin disa shkaqe, e mbi te gjitha, marrëveshja midis Shkupit dhe Ankares per organizimin e partisë se Erdoganit ne Maqedoni, duke e zvogëluar ndikimin shqiptar ne llogari te atij turko-osmanli. Duket se qëllimi i te dy qeverive, asaj maqedone dhe asaj turke, është te rritet nacionaliteti turk ne Maqedoni, duke i deklaruar shqiptaret si te tille.Po këtu përmenden edhe marrëveshja e kryeministrit turk dhe atij serb ne Beograd para disa viteve ne fushën ekonomike dhe ushtarake te bere. Këtë te dhënë e pati pranuar vet ish - kryeministri i Turqise, Davidogluh ( kërkoj falje nëse nuk është emri drejte i shkruar), kur midis tjerash, pati deklaruar ne RT te Turqisë, këtë:  "(...)Turqia është duke e sjellur kulturën dhe ideologjinë osmane ne teritorin ku jetojne turqit ne Maqedoni dhe ne Kosove, si dhe ne tere Ballkan(...). Kosova është vatra e jone e pare dhe shume domethënëse myslimane ne Evrope (...)" Dhe, këtu duhet kërkuar shkakun e armatimit te Maqedonisë nga Ankara dhe te marrëdhënieve te mëdha ekonomike, industriale e tregtare me Serbinë. Natyrisht se ka edhe shkaqe tjera, si fetare, politike etj. Por, mbetet kryesisht interesi turko-osman, si faktor qe sllavo-maqedonet dhe serbet qe e lejuan Turqine te veproi lirshëm mbi shqiptaret, duke i organizuar ne parti turke te Erdoganit ne Serbi e Maqedoni. Kjo parti ne Maqedoni është forcuar shume. Për këtë shkak, Ankara e armatosi Maqedoninë dhe lidhi marrëdhënie te forta konomike, kulturore, tregtare, ndoshta edhe ushtarake etj., me Serbinë. Ne fund dua te theksohet se ende është ne fuqi debimi  i  shqiptareve per ne Turqi, duke u mbështetur marrëveshjen e vitit 1938 te lidhur midis Turqise dhe te Jugosllavisë. Nepermjet kesaj marreveshjeje jane debuar me dhune nga tokat shqiptare mbi 1 milion  veta dhe te njëjtat janë sllavizuar. Kjo marrëveshje nuk është anuluar. Për Ankaren shqiptaret janë "turq" elhamdurillah?!!!!!???

 Verejtje: Të dhënat nuk janë te mijat, po te revistës ushtarake te RFGj. Analiza është e imja. Krejt kjo për te pare qëndrimet e Ankares ndaj shqiptareve! Historia tregon shume.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".