Këta janë politikanët e rrezikshëm për kompromisin anti shtet në dialog me Serbinë

Këta janë politikanët e rrezikshëm për kompromisin anti shtet në dialog me Serbinë
Këta janë politikanët e rrezikshëm për kompromisin anti shtet në dialog me Serbinë

Muhamet Kelmendi

  • 03 gusht 2020 - 16:00

Shkruan: Muhamet Kelmendi

”Z. Hoti është për nga karakteri njeri i dobët dhe shumë i pa mençur në çështje të shtetit dhe të diplomacisë. Z. Skënder Hyseni vjen nga një pozitë që fare nuk i jep kredibilitet moral dhe njohuri për çështje. Ai nuk dihet fare se për çka është i kualifikuar. Ndërsa, z. Thaçi njihet se njeri i interesave të ngushta dhe i kompromiseve që atij i garantojnë fitore. Në këto kushte, kërkohet që Kuvendi i Kosovës të ndaloj lojën e tillë të rrezikshme”.

Në dialog me shtetin serb, pavarësisht se kush e udhëheqë delegacionin dhe kush shkon në takim, statusi i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nuk duhet të vihet në tryezë dhe të dialogohet. Duke vepruar kështu ruhet tërësia territoriale e shtetit, karakteri unitar dhe dy shkalleshmëria e pushtetit, pa ndonjë pushtet të tretë në vend. Por, nëse lëshohet delegacioni në aventura, si ndërrime të territoreve, apo në dhënie të ndonjë statusi për serbët në Kosovë, reciprokisht duhet lidhur këtë çështje me statutin e shqiptarëve në Kosovën Lindore, në Luginën e Preshevës. Megjithatë, me forcat e tashme, nuk mendoj se ka kapacitete Kosova në mbrojtjen e këtyre pizicioneve. Po Kuvendi nuk ka fuqi dhe nuk mundë ta ndali këtë zhvillim abnormal në skenën politike të Kosovës. Çka pritet? Nuk mendohet se Serbia pranon këtë gjendje të shtetit të Kosovës. Dhe, nëse lëshon rrugë Kosova, shteti serb fiton. Janë atëherë dy rruge: 1. Asociacioni i komunave serbe me pushtet ekzekutiv, juridik dhe ligjor dhe 2. Shkëmbimi i territoreve duke futur shpatën kriminale serbe në zemrën e Dardanisë. Ky është skenari më i dëmshëm për të ardhmen tonë. Mbetet mbrojtja me fanatizëm e shtetit, e sovranitetit dhe e tërësisë territoriale. Nëse kështu nuk ece, çdo delegacion, pavarësisht kush është, duhet të iki nga takimet dhe të dal para Kuvendit për të marr vendim. Këtu kërkohet që Kuvendi të fillojë procedurën e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë si alternativë reale dhe e vetme për të ardhmen. Nuk shoh rrugë tjetër në Ballkan dhe në Evropë të shqiptarëve përveç bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kjo ndalon çdo veprim për ndarje dhe copëtim të trojeve shqiptare.

Nuk duhet fare, e përsëris, fare asnjë dialog, ku territoret shqiptare ndahen dhe copëtohen. Mjaftë ka humbur kombi ynë vende. Nuk ka ku shkon më thellë thika shkatërrimtare e qenies shqiptare”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".