Udhëtimi i vonuar i Skënder Hysenit në SHBA, për ta koordinuar dialogun dhe arritjen e marrëveshjes finale për njohje mes Kosovës dhe Serbisë

 Udhëtimi i vonuar i Skënder Hysenit në SHBA, për ta koordinuar dialogun dhe arritjen e marrëveshjes finale për njohje mes Kosovës dhe Serbisë

Gani Qarri

  • 04 August 2020 - 07:27

Shkruan: Gani Qarri

“Habit fakti se si Koordinatori shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni, vetëm pas takimit të fundit të zhvilluar në Bruksel, tha se tash do të udhëtojë edhe për në SHBA, me qëllim të koordinimit të procesit të dialogut me Serbinë. Kjo deklaratë e tij, dhe udhëtimi i tij i vonuar për në SHBA, vjen vetëm pas takimeve që kishte ai në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog,ku në dy takimet e Brukselit në nivel ekspertësh, deri tash, sipas Hysenit, është biseduar për të pagjeturit dhe për bashkëpunimin ekonomik, por nuk janë zbuluar detaje të tjera të aspektit politik, që do të qonin në njohjen reciproke në mes të dy vendeve”.

-Fatkeqësisht tendencat e pa ndalura asnjëherë të renegatit Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe faljen e pjesëve më vitale të saj, Serbisë, kanë shkaktuar përçarje aq të thella në Kosovë, sa që partitë politike vendore tash e sa vite, assesi, nuk po mund të arrijnë një konsensus përfundimtar, lidhur me qëndrimin e shtetit të Kosovës për mënyrën e zhvillimit të negociatave me Serbinë. Madje jo vetëm se edhe pas rifillimit të dialogut, bisedimet, njëjtë si edhe më parë, mbeten të mbyllura hermetikisht për opinionin publik, por edhe kthimi i befasishëm i Hashim Thaçit në Kosovë, me gjithë shpalljen e aktakuzës për krime lufte e krime kundër njerëzimit dhe marrjes intensive të tij në pyetje për katër ditë me radhë nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë, jo vetëm se ngritë dyshime të shumta, por dhe duket se është bërë në koordinim të ngushtë me Aleksandër Vuçiqin, me kushte e qëllime të caktuara, për ti dhënë atij edhe një shans ogurzi, për ta ndarë përfundimisht Kosovën dhe plotësuar pretendimet territoriale të Serbisë, ndaj vendit tonë, në mënyrë që ai ti shpëtoj arrestimit dhe burgosjes nga Gjykata Speciale. Në anën tjetër, atë që sipas deklaratave të vazhdueshme të përfaqësuesve amerikan dhe atyre evropian, tash e mbi 20 vite me radhë, në fakt duan dhe përpiqen ta arrijnë SHBA dhe BE, për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit, ka qenë dhe mbetet paqja afatgjate, stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe vendosja e sistemit të drejtësisë së njëmendtë të shtetit ligjor, në të gjitha këto vende. Madje SHBA kanë bërë shumë më tepër se cilido vend tjetër mik, veçanërisht për Kosovën, bashkë me Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të mbështetur vendin dhe popullin tonë, që nga çlirimi e shtet ndërtimi, deri te vendosja e rendit dhe e ligjit, si dhe ngritjen e forcimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore, duke na mundësuar edhe transformimin e FSK-s në Ushtri të Kosovës, të cilën para disa kohësh Gjermania e pajisi me mbi 60 automjete bashkëkohore ushtarake, ndërsa këto ditë ishim dëshmitar se vet SHBA, solli edhe mbi 42 automjete tjera të blinduara moderne ushtarake, për Ushtrinë e re të vendit tonë. Por kthimi i serishëm i Hashim Thaçit në Kosovë, edhe pas shpalljes së aktakuzës për krime lufte e krime kundër njerëzimit dhe katër ditësh intervistimi intensiv në Hagë nga Prokuroria Speciale, jo vetëm se lë shumë për të dyshuar por edhe duket se është bërë në koordinim të ngushtë me Aleksandër Vuçiqin, me kushte dhe qëllime të caktuara, për ti dhënë atij edhe një shans ogurzi, për ta ndarë Kosovën dhe plotësuar pretendimet territoriale të Serbisë, ndaj vendit tonë, në mënyrë që ai ti shpëtoj arrestimit dhe burgosjes nga Gjykata Speciale.

Kështu që përveç katapultimit të Hotit me votat e Listës serbe, për kryeministër të vendit dhe emërimi kokë më vete i koordinatorit të bisedimeve, vetëm me pëlqimin e Hashim Thaçit dhe pa konsultuar asnjë parti politike, jep të kuptojmë se, përderisa të jetë Thaçi në pushtet dhe të mos burgoset, qoftë nga Gjykata Speciale për krime lufte e krime kundër njerëzimit apo drejtësia kosovare për shkelje të Kushtetutës dhe tradhti të lart ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, përpjekjet e tij për ndarjen e Kosovës kurrë nuk do të pushojnë. Për aq më keq, edhe pas rifillimit të dialogut, bisedimet me Serbinë, mjerisht vijojnë të mbeten të mbyllura për publikun, ndaj vazhdimi i tyre në mungesë edhe të të dërguarave nga SHBA-ja, jo vetëm se është shumë i rrezikshëm dhe me pasoja të paparashikueshme për vendin, por duket se qëllimisht dhe me porosi konspirative, po tentohet, të anashkalohet në mënyrë të tërthortë dhe pa hutueshëm roli që duhet të kenë SHBA-të në dialog, nga negociatorët e katapultuar matrapaz të Kosovës. Kjo edhe për faktin se në zhvillimet e deritanishme të bisedimeve që nga dështimi i takimit të 27 qershorit në Uashington, të dyja raundet e deritashme në Bruksel, janë zhvilluar pa asnjë pjesëmarrje të zyrtarëve të SHBA-së, vetëm me ndërmjetësimin e BE-së dhe pjesëmarrësit nga Kosova dhe Serbia, si në nivelin e lartë politik edhe në atë koordinues dhe teknik. Ndaj nëse vërtetë vazhdohet me këtë praktikë të mbrapshtë dhe SHBA nuk merr pjesë në bisedime, sidomos tani kur pas shumë paralajmërime, Kosova dhe Serbia, duket njëmend, të kenë hyrë në periudhën përfundimtare të dialogut, për një marrëveshje të obligueshme gjithëpërfshirëse, pasojat mund të jenë shumë të mëdha, tejet të rënda dhe të paparashikueshme, duke filluar-ashtu siç u tha se paralajmëroi vet Lajçak, që nga formimi antikushtetues i asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, autonomi, apo edhe falje të territoreve më vitale të vendit tonë-Serbisë okupatore, në vend të finalizimit të marrëveshjes, me njohje reciproke ndërmjet të dy shteteve. Habit fakti se si Koordinatori shtetëror i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni, vetëm pas takimit të fundit të zhvilluar në Bruksel, tha se tash do të udhëtojë edhe për në SHBA, me qëllim të koordinimit të procesit të dialogut me Serbinë. Kjo deklaratë e tij, dhe udhëtimi i tij i vonuar për në SHBA, vjen vetëm pas takimeve që kishte ai në Bruksel në nivel ekspertësh me koordinatorin e Serbisë në dialog,ku në dy takimet e Brukselit në nivel ekspertësh, deri tash, sipas Hysenit, është biseduar për të pagjeturit dhe për bashkëpunimin ekonomik, por nuk janë zbuluar detaje të tjera të aspektit politik, që do të qonin në njohjen reciproke në mes të dy vendeve. Vetëm një Kosovë stabile dhe e pacenuar territorialisht, me ekonomi të zhvilluar, rend e ligj dhe drejtësi të njëmendtë për të gjithë qytetarët e saj, e përgatitur dhe në gjendje që ta mbrojë vetveten edhe nga sulmet e jashtme, do të ishte e mirë për popullin e saj, rajonin dhe SHBA-të e vendet tjera mike, fakt që do ta detyronte edhe ish shtetin okupator serb, që ta njoh pavarësinë e shtetit tonë, me gjithë deklaratat për propagandë të brendshme të Marko Gjuriqit se gjoja nuk ka bisedime për njohje dhe kinse Serbia nuk do ta njohë pavarësinë Kosovës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".