Qeveria Hoti kërcënohet nga bashkë partiakët për dështim, po dorëzohet në betejë me koronavirusin

Qeveria Hoti kërcënohet nga bashkë partiakët për dështim, po dorëzohet në betejë me koronavirusin
Qeveria Hoti kërcënohet nga bashkë partiakët për dështim, po dorëzohet në betejë me koronavirusin

Ragip Guraziu

  • 04 August 2020 - 07:50

Shkruan: Ragip Guraziu

”Kjo gjendje e keq menaxhimit ka bërë nervoz edhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë partiakun e Avdullah Hotit, ku e ka kritikuar ashpër Qeverinë duke thënë se pandemia po menaxhohet në panik, në nivel vendi dhe se situata po rrëshqet në pa dëgjueshmëri qytetare. Ai me të drejtë ka thënë se situata po del në pa dëgjueshmëri qytetare, në mënyrën qysh po menaxhohet dhe nëse nuk marrin vendime në koordinim me kryetarët e Komunave, le ta dinë se do të del edhe ndonjë kryetar i Komunës që nuk ju ndahet qytetarëve. Prandaj këta qeveritar duhet ta dinë se të zgjedhurit e tyre, qoftë në nivelin lokal apo qendrorë, kanë përgjegjësi për të ju dalë në ndihmë dhe mbrojtje qytetarëve dhe se nuk janë të zgjedhur që të numërojnë kufoma, por ti evitojnë kufomat”.

-Veprimet të pa Koordinuara të nivelit qendror dhe lokale, sa i përket respektimit të masave të IKSHP-së, të pa përballueshme për qytetarët. Kjo i ka vënë në siklet edhe kryetarët e komunave ku sipas tyre edhe, po që se nuk merret diç ndryshe, këta vetë do organizohen për mbrojtjen e qytetarëve të asaj apo kësaj komune edhe ku veprojnë. Dita-ditës është duke rrezikuar të del jashtë kontrollit, situatë e krijuar me pandeminë e koronavirusit për shkak të veprimeve të pa koordinuara sa duhet institucionale, nivelit lokal e qendror dhe organet e rendit, për respektimin e masave të IKSHP- Kundër menaxhimit të dobët të situatës, ka reagime edhe brenda LDK-së po edhe tek partnerët e koalicionit AAK dhe NISMA. Dhe jo rastësisht jemi të parët në gjithë botën që po i prin kësaj valle të shëmtuar edhe ashtu po merr jeta njerëzish nga një menaxhim i keq nga institucionet tona shtetërore,dhe jo vetëm. Dhe jo kaq, Kundër mënyrës se si po e menaxhon Qeveria Hoti gjendjen me pandeminë është deklaruar edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas të cilit nëse Qeveria nuk e miraton legjislacionin përkatës vendi do të zhytet në kolaps prandaj është koha që ekzekutivi dhe legjislativi ti lënë anash përplasjet për interesa të ngushta personale të individëve dhe ato politike, pot të miratohen pa vonesë Ligji për Rishikim të buxhetit, për menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbje ekonomike dhe këto janë ligje të rëndësisë esenciale sepse pa miratimin e këtyre Kosova shumë shpejt do të futet në kolaps.

Pras, kjo situatë sa po vjen e po bëhet gjithnjë e më alarmante sepse Qeveria ka dështuar. Situata ju ka dalë tërësisht nga dora institucioneve tona shtetërore sa i përket kësaj pandemie,që dita-ditës po merr jeta njerëzish”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".