Hajnat që po e vjedhin shtetin, për tu mbrojtur nga krimet në Gjykatën Speciale

Hajnat që po e vjedhin shtetin, për tu mbrojtur nga krimet në Gjykatën Speciale
Hajnat që po e vjedhin shtetin, për tu mbrojtur nga krimet në Gjykatën Speciale

Dardan Grapci

  • 04 August 2020 - 12:05

Shkruan: Dardan Grapci

“Ndarja e dedikuar për mbrojtjen e akuzuarve nga Gjykata Speciale është thjesht një hajni me prapavije kriminale, duke e ditur që atë buxhet do mund tua dedikonin familjeve me varfëri ekstreme dhe me asistencë sociale, kurse të akuzuarit potencial të mbrohen nga ana e shtetit, me avokat sipas detyrës zyrtare dhe jo që të përzgjidhen nga të dyshuarit- akuzuarit, avokatët e shtrenjtë që kushtojnë miliona për buxhetin e shtetit”.

-Buxheti prej 16.5 milionë euro në vit për shpenzimet e Gjykatës Speciale, për vetëm këta katër muaj sa ka filluar, është e tepruar. Kjo ndarje nuk është dashur të votohet në Kuvendin e Kosovës, por ato mjete të destinohen për shtresa rrezikuara të shoqërisë, popullatës, që të ju jepen pensionistëve të cilët e kanë pensionin minimal 90 euro. Nëse do të shkonin edhe ato 16.5 milion euro në vit në sektorin e pensionistëve , atëherë do ishte zgjidhje ideale sepse pensioni minimal do të arrinte në 140 ose 160 euro në muaj.



Pasi që kjo pako buxhetore është votuar në Kuvend, për mbrojtjen e viktimave nga Gjykata Speciale, Qeveria duhet të paguaj pa vonesë edhe mjetet e dedikuara nga buxheti i rimëkëmbjes dhe shtesat në vlerë prej 170 euro të cilat kanë mbetur pa u paguar pas ndryshimeve që ndodhën në qeveri, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe krijimit të boshllëkut institucional në funksionimin e plotë të Qeverisë.

Ndarja e dedikuar për mbrojtjen e akuzuarve nga Gjykata Speciale është thjesht një hajni me prapavije kriminale, duke e ditur që atë buxhet do mund tua dedikonin familjeve me varfëri ekstreme dhe me asistencë sociale, kurse të akuzuarit potencial të mbrohen nga ana e shtetit, me avokat sipas detyrës zyrtare dhe jo që të përzgjidhen nga të dyshuarit- akuzuarit, avokatët e shtrenjtë që kushtojnë miliona për buxhetin e shtetit. Prandaj kjo Qeveri në krye me kryeministrin Hoti i cili si duket më shumë po i mbron interesat e kriminelëve se sa të qytetarëve shumë shpejte do të shkon duke e humbur besimin, do ti vjen fundi. Kështu nëse Avdullah Hoti nuk e ndërprenë këtë avaz kriminalistik të abuzimit me buxhetin atëherë unë them që qytetaret duhet të qohen edhe në protesta masive dhe ekstreme, sepse siç po duket këta pushtetar nuk do marrin vesh ndryshe, vetëm me protesta të dhunshme dhe me protesta të egërsuara mundë ta kthjellim këtë vend, ku do ti largojmë këta politikanë dhe idiotë nga pushteti lokale qendror i Kosovës.

Asnjë Qeveri që nga viti 2000 dhe ajo nga 2008 nuk kanë bërë asgjë konkrete për këtë popull, por vetëm kanë mashtruar, maltretuar dhe njollosur familjarët dhe viktimat e luftës, të rinjtë dhe të rejat, pleqtë dhe plakat, me gënjeshtrat e tyre të ëmbla, prandaj ka ardhur koha që të mbrohet shteti i Kosovës nga këta pushtetar të cilët si duket pushkën e kanë marr në dorë jo për të luftuar por për ta vjedhur shtëpinë e tyre i cili është toka e Kosovës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".