Le ta thotë, çka po fsheh Skënder Hyseni pas asaj dreq marrëveshje sekrete për njohje reciproke me Serbinë!

Le ta thotë, çka po fsheh Skënder Hyseni pas asaj dreq marrëveshje sekrete për njohje reciproke me Serbinë!
Le ta thotë, çka po fsheh Skënder Hyseni pas asaj dreq marrëveshje sekrete për njohje reciproke me Serbinë!

Faik Krasniqi

  • 04 August 2020 - 15:45

Shkruan: Faik Krasniqi

“Njeriu duhet të jetë tepër injorant të besoj që do të ndodh njohja reciproke me Serbinë thjeshtë ashtu. Njohja me Serbinë edhe ndodh. Por ajo njohje mund të ketë kosto të madhe për Kosovën, sepse Serbia nuk e njeh Kosovën pa asgjë”.

“Bisedimet me Serbinë kane filluar para një dekade. Asgjë nuk dimë se për çfarë kanë biseduar, përveç nënshkrimit të disa marrëveshjeve koti. Retorike e njëjtë. Njohje reciproke me Serbinë. Këtë e kemi dëgjuar. Njeriu duhet të jetë tepër injorant të besoj që do të ndodh njohja reciproke me Serbinë thjeshtë ashtu. Njohja me Serbinë edhe ndodh. Por ajo njohje mund të ketë kosto të madhe për Kosovën, sepse Serbia nuk e njeh Kosovën pa asgjë. Nëse është çështja vetëm tek njohja reciproke, siç kanë gënjyer qe dhjetë vite, pse s'po ndodh nënshkrimi i asaj dreq marrëveshje. E kishim heq edhe Serbinë qafe njëherë e përgjithmonë. Me një trysni e madhe e SHBA-se ndaj Serbisë, edhe ndodh njohja reciproke pa u dëmtuar. Sa për Evropën rrezikojmë të humbasim shumë. Është kjo Evropë që po tallet me ne për liberalizim të vizave. Në vend se t'i ndëshkojnë politikanët me viza, ata i ndëshkojnë qytetarët e thjeshtë. Kjo flet shumë për seriozitetin e Bashkimit Evropian karshi shqiptarëve të Kosovës!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".