Kosova nuk është pronë e Avdullah Hotit për ta bërë objekt tregtie me Serbinë

Kosova nuk është pronë e Avdullah Hotit për ta bërë objekt tregtie me Serbinë
Kosova nuk është pronë e Avdullah Hotit për ta bërë objekt tregtie me Serbinë

Muhamet Kelmendi

  • 05 gusht 2020 - 07:28

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Duhet paraprakisht të zgjidhen mosmarrëveshjet midis shteteve, e kryesisht shteti serb dhe të merren në përgjegjësi kriminelët, në mënyrë që të krijohet tereni për bashkëpunim. Në këtë anë duhet që z. Hoti të ndalet. Duhet të krijohet grupi profesional dhe asgjë të mos ndërmerret pa diskutim dhe pa miratim të Kuvendit, si obligim që ja jep Qeverisë për të vazhduar tutje në proces. Në fund të fundit nuk është Kosova pronë e tij, Avdullah Hotit apo kujtdo tjetër. Kosova është e popullit shqiptar dhe vetëm ai vendos”.

-Z. Hoti po tregohet si Kryeministër shume i dobët. Edhe ne fushën diplomatike ka vetëm kritika, sepse është thjeshtë njeri që nuk e dinë diplomacinë dhe as marrëdhëniet dypalëshe apo shumëpalëshe.

Bashkëpunimi ekonomik dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe e njerëzve nuk nënkupton krijimin e ndonjë Minishengeni. Kosova dhe Shqipëria duhet ti ikin kësaj kërkese dhe kësaj krijese, sepse kanë të bëjnë me shtete që të drejtat e shqiptarëve nuk po i respektojnë fare. Shih për këtë raportet Kosovë-Serbi, Luginën e Preshevës, apo barazinë politike, ekonomike dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi. Në raport me shtetin serb duhet të veprohet ngadalë dhe mençur. Shumë territore shqiptare janë përvetësuar, okupuar dhe popullata është asimiluar nga Serbia. Tash po serbizohet dhe Lugina e Preshevës. Serbia nuk e njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës! Nuk po e njeh dhunën dhe terrorin! Nuk i njeh përdhunimet dhe dëbimet masive, sikundër as demet e krijuara. Në këtë gjendje është vështirë apo e pamundur të kemi qarkullim ekonomike të lirë dhe të njerëzve nga njëri në shtetin tjetër. Konfliktet janë të thella dhe deri tash të pa tejkaluara. Dhe, këtu nuk ka dhe nuk mundë të ketë Minishengen. Duhet paraprakisht të zgjidhen mosmarrëveshjet midis shteteve, e kryesisht shteti serb dhe të merren në përgjegjësi kriminelët, në mënyrë që të krijohet tereni për bashkëpunim.

Në këtë anë duhet që z. Hoti të ndalet. Duhet të krijohet grupi profesional dhe asgjë të mos ndërmerret pa diskutim dhe pa miratim të Kuvendit, si obligim që ja jep Qeverisë për të vazhduar tutje në proces.

Në fund të fundit nuk është Kosova pronë e tij, Avdullah Hotit apo kujtdo tjetër. Kosova është e popullit shqiptar dhe vetëm ai vendos”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".