Vlerat e vërteta të UÇK-së të mbrohen me ligj pas pastrimit të luftës nga Gjykata Speciale

Vlerat e vërteta të UÇK-së të mbrohen me ligj pas pastrimit të luftës nga Gjykata Speciale
Vlerat e vërteta të UÇK-së të mbrohen me ligj pas pastrimit të luftës nga Gjykata Speciale

Nexhat Haziri

  • 05 gusht 2020 - 07:37

Shkruan: Nexhat Haziri

“Çdo tentim që ky ligj të miratohet tani me shpejtësi nuk e ka qëllimin e mbrojtjes së këtyre vlerave, por individ të caktuar të cilët me anë këtij ligji duan që t’i fshehin veprat e tyre inkriminuese gjatë por edhe pas periudhës së luftës. Andaj kjo nismë është kundër vendosjes së drejtësisë në Kosovë dhe kundër hedhjes dritë mbi një pjesë të errët të aktiviteteve të ish eksponentëve të UÇK-së, është kundër demokracisë në vend, dhe një përpjekje për ta penguar punën e Gjykatës Speciale”.

-Unë ndaj një mendim të njëjtë me ambasadorin amerikan Kosnet sa i përket nismës parlamentare nga PDK-ja për miratimin e ligjit mbi vlerat e UÇK-së. E kam thënë edhe më parë, pikërisht për lexuesit e gazetës Kosova Sot, se ky ligj do të duhej të vije në rend dite apo të jetë në fokusin e partive politike vetëm pas përfundimit të misionit të Gjykatës Speciale. Çdo tentim që ky ligj të miratohet tani me shpejtësi nuk e ka qëllimin e mbrojtjes së këtyre vlerave, por individ të caktuar të cilët me anë këtij ligji duan që t’i fshehin veprat e tyre inkriminuese gjatë por edhe pas periudhës së luftës. Andaj kjo nismë është kundër vendosjes së drejtësisë në Kosovë dhe kundër hedhjes dritë mbi një pjesë të errët të aktiviteteve të ish eksponentëve të UÇK-së, është kundër demokracisë në vend, dhe një përpjekje për ta penguar punën e Gjykatës Special. Andaj në këtë kohë pandemie, të rënies së ekonomisë dhe rënies së standardit jetësor të qytetarëve tanë, partitë politike duhet të fokusohen në këto fusha që vendi mos të shkoj drejtë kapitullimit ekonomik e social, e t’i lënë anash nismat e dëmshme për vendin siç është kjo nga PDK-ja gjoja për ligjin i cili do t’i mbronte vlerat e UÇK-së. Nuk është moment i duhur për këtë ligj dhe se Kosova nuk vuan nga mungesa e tij, sigurisht se në një të ardhme kur të vërtetë do të ketë kushte më të volitshme, kur do të definohet mirëfilltë se çka është vlerë e çka jo, edhe ky ligj do të jetë në rend të ditës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".