Kryeministri Avdullah Hoti i pari nga kryeministrat e deritashëm që për gabimet e veta i fajëson qytetarët

Kryeministri Avdullah Hoti i pari nga kryeministrat e deritashëm që për gabimet e veta i fajëson qytetarët
Kryeministri Avdullah Hoti i pari nga kryeministrat e deritashëm që për gabimet e veta i fajëson qytetarët

Ragip Guraziu

  • 05 gusht 2020 - 07:42

Shkruan: Ragip Guraziu

“Pikërisht në kohën kur numri i të vdekurve dhe infektuarve po rritet pakontrollueshëm, Qeveria zgjati orarin e punës për disa biznese, sidomos gastronominë, dhe nuk po siguron kontroll të ashpërsuar të zbatimit të masave të përcaktuara për mbrojtje dhe siguri nga infektimi. Kjo qeveri, me apo pa vetëdije, po e bënë lojën në dëm të shëndetit publik duke mos i zbatuar të gjitha masat dhe kontrolluar respektimin e tyre. Kjo po na dërgon në një hendek duke u llogaritur Kosova më e pa disiplinuar në luftimin e rritje me Covid-19 , kundrejt shteteve të tjera”.

-Kështu, Kryeministri Hoti, duke harruar tërësisht përgjegjësit të cilat duhet ti ushtron ekzekutivi me mekanizmat e tij veprues, dhe kritikon të tjerët. Kjo është një lojë që Qeveria e bënë në dëm të shëndetit publik duke mos zbatuar masat dhe kontrolluar respektimin e tyre, dhe duke ua hedhë fajin qytetarëve, si ajo fjala popullore, që thuhet; ''S’ka çka i bënë gomarit, e bum e bum samarit''.

Ka zgjedhur këtë plan veprues Kryeministri Hoti që po vazhdon ti akuzon qytetarët për mos respektim të vendimeve dhe rekomandimeve të Qeverisë e IKSHP-së për mbrojtje nga infektimi në rritje me Covid-19 dhe po i harron tërësisht përgjegjësit të cilat duhet ti ushtron ekzekutivi me mekanizmat e tij veprues.

Kjo Qeveri, me sa po duket është një qeveri, Kryeministri i së cilës nuk e ka as idenë se si menaxhohet situate e pandemisë. Sipas tij, faj kanë qytetarët që mblidhen hapësira e lokale, dhe jo subjektet afariste, dhe inspektorati, policia dhe institucionet tjera, që kanë përgjegjësi të kontrollojnë zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të institucioneve , që të parandalojnë dhe ndalojnë këto situata ku nuk respektohen masat e kërkuara. Tani pyetja do ishte kjo pra për kryeministrin Hoti; Si po lejohet pikërisht Gastronomia, si sektor i përkëdhelur nga qeveritarët, para të cilit qeveria dhe mekanizmat tjerë të kontrollit u dorëzua lehtësisht, dhe nuk ushtrojnë mbikëqyrjen serioze edhe pse ky sektor është vlerësuar në vazhdimësi si më i rrezikshmi nga ekspertët shëndetësorë. Pikërisht në kohën kur numri i të vdekurve dhe infektuarve po rritet pakontrollueshëm, Qeveria zgjati orarin e punës për disa biznese, sidomos gastronominë, dhe nuk po siguron kontroll të ashpërsuar të zbatimit të masave të përcaktuara për mbrojtje dhe siguri nga infektimi. Kjo qeveri, me apo pa vetëdije, po e bënë lojën në dëm të shëndetit publik duke mos i zbatuar të gjitha masat dhe kontrolluar respektimin e tyre. Kjo po na dërgon në një hendek duke u llogaritur Kosova më e pa disiplinuar në luftimin e rritje me Covid-19 , kundrejt shteteve të tjera”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".