Në dialog me Serbinë, pa prezencën amerikane rrezikohet shtetësia e Kosovës

Në dialog me Serbinë, pa prezencën amerikane rrezikohet shtetësia e Kosovës
Në dialog me Serbinë, pa prezencën amerikane rrezikohet shtetësia e Kosovës

Faik Krasniqi

  • 05 August 2020 - 12:36

Shkruan: Faik Krasniqi

“Politikanët tanë gjithmonë janë fshehur prapa Amerikës. Për t'i mbrojtur pisllëqet e tyre, e kanë shpikur anti-amerikanizmin. Kushdo që i ka akuzuar për krim dhe korrupsion, kanë aktivizuar mediat dhe analistët e tyre për t'i sulmuar të gjithë zërat kritik. Tash shtrohet pyetja: Anulimi i vizitës së kryeministrit Hoti në shtëpinë e bardhë, a është anti-amerikanizëm?! Po anashkalimi i SHBA-së për ndërmjetësim të bisedimeve me Serbinë? Vetëm me ndërmjetësimin e SHBA-së mund të ndodhë njohja reciproke me Serbinë, pa u cenuar interesat e Kosovës!”.

-SHBA-të janë shteti i vetëm në botë që garanton sovranitetin. Pa SHBA-të nuk do të kishim as intervenim të NATO-se, por as Kosova s'do të bëhej shtet i pavarur. Këtë gjë e dimë të gjithë. Është aventure e rrezikshme e zyrtarëve të Kosovës, nëse bisedimet vazhdojnë pa pjesëmarrjen e SHBA-ve. Vetëm me ndërmjetësim të BE-së do ta shmangim rrezikun që të mos humbasim në dialog me Serbinë. Më shumë nga paaftësia jonë dhe lakmia e pushtetarëve tanë. BE-në e dimë çfarë qasje ka ndaj nesh. Kjo Evropë është ajo që ka copëtuar historikisht trojet shqiptare. Po kjo Evropë padrejtësisht po i mbanë të izoluar dy milion qytetar të Kosovës. Atëherë pse t'i besojmë verbërisht kësaj Evrope në çështjen që ka të bëjë me fatin e Kosovës. Politikanët tanë gjithmonë janë fshehur prapa Amerikës. Për t'i mbrojtur pisllëqet e tyre, e kanë shpikur anti-amerikanizmin. Kushdo që i ka akuzuar për krim dhe korrupsion, kanë aktivizuar mediat dhe analistët e tyre për t'i sulmuar të gjithë zërat kritik. Tash shtrohet pyetja: Anulimi i vizitës së kryeministrit Hoti në shtëpinë e bardhë, a është anti-amerikanizëm?! Po anashkalimi i SHBA-së për ndërmjetësim të bisedimeve me Serbinë? Vetëm me ndërmjetësimin e SHBA-së mund të ndodhë njohja reciproke me Serbinë, pa u cenuar interesat e Kosovës!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".