Pse degradoi kështu politika në Kosovë

 Pse degradoi kështu politika në Kosovë
 Pse degradoi kështu politika në Kosovë

Skender Kapiti

  • 05 August 2020 - 14:17

Pavarësisht se kam lindur dhe jetuar në Shqipëri, gjithmonë me shpirt e me zemër kamë pasur dhe kam qenë me Kosovën dhe në Kosovë, pasi prindërit i  kam nga Kosova dhe kanë lindur në Istog. Të përndjekur e të dëbuar nga regjimi i krajlit dhe më pas edhe nga regjimi kumunist titisto-rankoviçjan erdhen dhe u vendosën në Shqipëri, në Durrës.Të gjitha ngjarjet në Kosovë  i kam vëzhguar dhe i kam parë me krenari dhe me shpresë se Kosova një ditë do të  çlirohet. Dhe me të vërtetë Kosova u çlirua me 12 Qershor 1999. Meritë pë këtë kanë të gjithë shqiptarët, ka politika dhe qëndresa paqësore e Rugovës, ka lufta heroike e UÇK-së dhe rolin vendimtar SHBA dhe NATO.

Ajo se çfarë shqetëson dhe zhgënjen tej mase është politika kosovare e pas luftës në raport me Vizionin dhe politikën e Rugovës, në raport me sakrificat dhe gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe në raport të politikës kosovare me SHBA dhe BE-në.

 Politika në Kosovë rezultoi si  një dështim i madh dhe devijim nga vlerat rugoviane, nga vlerat dhe sakrificat e luftës çlirimtare dhe zhgënjim që politikanët kosovarë kanë shkaktuar edhe te ndërkombëtarët, te aleatët e mëdhenj SHBA dhe BE. Krahu paqësor që pretendon sot se janë rugovistë nuk janë gjë tjetër veçse spekullatorët më të mëdhenj me Rugovën dhe me rugovizmin, thjesht vetëm si retorikë mashtrimi të opinionit dhe antarësisë e simpatizanëve të Ibrahim Rugovës për përfitime personale pushteti e pasurimi, ldk-istët e pas Rugovës  ata kanë bërë lloj-lloj kapëcimesh e dallaversh politike. Politikanët e lartë të krahut të luftës vetëm sa kanë spekulluar edhe ata për interesa personale përfitimi e pushteti me sakrificat dhe me heroizmin e vlerat e luftës. Të dy krahët e politikës kosovare janë treguar djallëzorë dhe hipokritë edhe me aleatët strategjik të Kosovës me SHBA dhe me Shtetet kryesore të BE-së, të cilët e çliruan Kosovën , dhe  shumë servilë e demagogë në dukje me deklarata retorike bajate e mashtruese pro SHBA dhe pro BE, por në realitet kanë vepruar të kundërtën me ta.

  Ndërsa SHBA dhe aleatë strategjikë të tjerë nga BE-ja e ndihmojnë Kosovën në rrugën e shtetndërimnit modern me ndihma financiare, këshillimore, ekonomike, infrastruktrurore, politike e diplomatike, politika kosovare e interesuar vetëm për pushtet personal dhe për përfitime pasurore ka montuar në Kosovë një sistem krimi e korrupsioni, hajnije e prapambetjeje të madhe civilizuese e demokratike me pasoja të rënda për Kosovën.

Por ate qe vërehet  te te gjithe politikanet e Kosoves është se ata jane teper interesaxhinj dhe servile edhe ndaj  politikes se Tiranës, ku politikanët e Kosovës garojnë njëri-tjetrin se kush të marrë e të varë në qafë  sa më shumë teneqe dekoratash dhe fleta lavdërimi nga parlamenti dhe nga bashkitë e komunat e Shqipërisë  për t’u lavdëruar dhe për t’i paraqitur ato para opinionit dhe votuesve kosovarë si “trofe” nga Shqipëria Amë. Në aspektin e mosmirënjohjes dhe të hipokrizisë politikanët e Kosovës janë hapa shumë përpara me ata të Shqipërisë,  pasi njoh disa qytetare nga Durresi e Tirana qe kane kontribuar materialisht dhe shpirterisht per Kosoven ,por që Kosova, kuptohet nga politika e saj,   as nuk i ka vizituar  kurrëkush dhe as nuk i kane  dhene ndonjerit prej tyre mirenjohje, por HashimThaçi, sidomos,  si kriter per dhenie dekorate disave  në Shqipëri ka pasur si kriter kryesor atë ideologjik marksist-leninist. Ai dhe te tjeret  u  kane shpernda mirënjohje e dekorata atyre prej të cilëve kanë  marrë vetë ata së pari, pra si shkëmbim reciprok mirënjohjesh e dekoratrash , u ka dhënë të preferuarve të tij, shumë prej të cilëve nuk kanë ndonje meritë që të meritojnë dekorimin, ashtu sikurse edhe u janë dhënë edhe dëshmi veterani shumë e shumë të tjerëve që nuk kanë asnjë kontribut për Kosovën.

 Politikanët e Kosovës janë shkatarët prej të cilëve dështoi edhe politika edhe diplomacia kosovare, gjë e cila duket në ofensivën e Beogradit i cili ka bërë të mundur që disa shtete të tërheqëin njohjet për Kosovën;prej politikës së dobët dhe injorante te politikanëve të Prishtinës, Serbia arriti që të imponojë ngritjen e një Gjykate Speciale për dënimin e krimeve të supozuara dhe të shpifjeve të Beogradit për luftërarët e UÇK-së; prej papërgjegfjshmërisë, injorancës dhe korrupsionit si dhe të inateve egoiste Kosovës iu imponua Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8000 ha tokë, e po ashtu prej politikës dhe politikanëve dështakë të Kosovës, Kosovës iu imponuan Marreveshja e Bashkësisë së  Komunave serbe si dhe kërcënimi tjetër i madh: projektidea serbe e korigjimit të kufijve. Prej politikës dështake të Kosovës nuk u kthyen në atdhe mergamtarët nga diaspora në Kosovë, por pëkundrazi për ditë vetëm sa largohet rinia për në perëndim prej padrejtësive, papunësisë, korrupsionit  dhe pasigurisë.

A nuk janë këto dështime spektakolare të politikës së Prishtinës?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".