Qeveria Hoti të jep dorëheqje, nuk po e kalon provimin në betejën me Covid-19

Qeveria Hoti të jep dorëheqje, nuk po e kalon provimin në betejën me Covid-19
Qeveria Hoti të jep dorëheqje, nuk po e kalon provimin në betejën me Covid-19

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 05 August 2020 - 15:52

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhurjani

“Ne mund të japim edhe një bjeshkë fjalësh me këtë që po ndodhë në Kosovë, por, për të kuptuar shkurt e shqip, kjo bandë e Dullës ka dështuar shumë keq dhe turpshëm në menaxhimin e situatës me pandeminë dhe jo vetëm që do të duhej të jepnin dorëheqjen si akt moral, edhe pse e dimë se janë kryekëput të pamoralshëm, por edhe do të duhej të japin përgjegjësi me këto humbje njerëzish që e kuptoi seriozisht e tërë bota, për rrezikun që i kanoset një vendi të vogël sa një grusht. Arsyetimet e kësaj bande të Dullës janë të panevojshme dhe nuk i beson askush sepse ka mbërri kulmin e turpit e të dhimbjes që Kosova është hijerëndë dhe e ka kapluar zymtësia me humbje njerëzish por faji bie më së shumti në bandën e Dullës”.

-Kryeministrit Hoti komplet i ka dalë nga dora menaxhimi me Covid 19, prandaj u hedhë fajin qytetarëve. Në fakt, duhet pranuar fajin e mos vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e vendimeve, por për të ndaluar këtë ka masa që brenda pak ditësh do të vjen në binar dhe dukshëm do të zbutet infektimi. Por, këtë duhet marr yrnek nga shtetet që e vlerësojnë njëmend jetën e njeriut dhe jo si kjo bandë që e kanë me hile, dhe këtë e them me bindje të plot. Ne shohim,lexojmë, dëgjojmë se sa e rënduar tashmë është gjendja në Kosove sa që u fut në listën e tretë të, të themi më mirë në listën e zezë, për të gjithë ata që vijnë në Kosovë ose kthehen nga Kosova. Se vërtetë është kështu unë mundë të dëshmoj me shkrim e me vulë që punoj në dy firma dhe po që se shkoj në Kosovë dhe kthehem i infektuar mos e bë i Madhi Zot, dëmet janë të pa parashikueshme. Lëre që nuk paguhesh gjë dhe as sigurim, por edhe dënohesh. Pra dua të them se kjo ka të bëjë edhe me menaxhimin shumë të dobët të kësaj bande të Dullës, por në fakt që dirigjohet edhe nga kopili i Titos, Isa Mustafa dhe harambashi i Brojës,Hashim Thaçi. Është parë në ditën me diell se Dulla si kryeministër i ka hyrë zanatit të huaj dhe u tregua shumë i dobët në të gjitha aspektet që po ju kushton shumë qytetarëve të Kosovës dhe neve që jetojmë në mërgim. Por DUlla,Hashim zeza dhe kopili i Titos, derri plak, Isa Mustafa, i kanë larguar dryrët nga portat e gastronomisë, për të cilën ne nuk jemi që të mos punojnë ata fare,por, sesi veprohet në vendet tjera kjo të jep të kuptojmë se jemi shumë larg dhe duhet bërë sa më parë që është e mundur shëndeti i njeriut dhe jo të shikohet nga ata që ia mbushin xhepat kësaj kopeje dallavergjijshë se vërtetë është kështu do të vij dita që do të dalin të gjitha në shesh dhe do të zbardhen dallaveret e tyre. Po, ja tregoj një rast që shkroi shtypi gjerman; me një pastiçeri vetëm se një njeri lëpiu akulloren brenda rrethit ku shkruante 50 metra është e ndaluar pagoi jo me pak se 400 (katërqind) euro, ndërkaq, gastronomia te ne guzhmon dhe nuk respektohet asgjë dhe del Dulla dhe jua hedh fajin vetëm qytetarëve të vendit. Kështu nuk mund të parandalohet dhe as të ndalohet situata ashtu edhe ashtu e rënduar që çdo ditë marrim lajme të hidhura dhe të zeza, jo vetëm nga rritja e numrit të të infektuarve por edhe ata të rastit me fatal me vdekje. Më vijnë video nga Prizreni, nga ajo "ABIÇARSHIA", aq tollovi sa të hedhësh gjilpërën nuk ke vend ku të ulesh, dhe më thoni mua cilat janë ato masa nga Qeveria e Dullos, kupto Hashim zezës, dhe të atij derrit plak, Isës!? Ne mund të japim edhe një bjeshke fjalësh me këtë që po ndodhë në Kosovë, por, për të kuptuar shkurt e shqip, kjo bandë e Dullës ka dështuar shumë keq dhe turpshëm në menaxhimin e situatës me pandeminë dhe jo vetëm që do të duhej të jepnin dorëheqjen si akt moral, edhe pse e dimë se janë kryekëput të pamoralshëm, por edhe do të duhej të japin përgjegjësi me këto humbje njerëzish që e kuptoi seriozisht e tërë bota, për rrezikun që i kanoset një vendi të vogël sa një grusht. Arsyetimet e kësaj bande të Dullës janë të panevojshme dhe nuk i beson askush sepse ka mbërri kulmin e turpit e të dhimbjes që Kosova është hijerëndë dhe e ka kapluar zymtësia me humbje njerëzish por faji bie më së shumti në bandën e Dullës, por nuk përjashtohet edhe vetëdija qytetare për të qenë korrekt”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".