Shpëtimi i shtetit vjen me dorëheqjen, largimin e shpejtë të pushtetit të inkriminuar klienteliste

 Shpëtimi i shtetit vjen me dorëheqjen, largimin e shpejtë të pushtetit të inkriminuar klienteliste
 Shpëtimi i shtetit vjen me dorëheqjen, largimin e shpejtë të pushtetit të inkriminuar klienteliste

Arsim Haziri

  • 06 August 2020 - 07:42

Shkruan: Arsim Haziri

“Më shumë se çdokush është realiteti ai që po e nxjerr pafytyrësinë politike në vend, që po e shkatërron shtetin dhe po e rrezikon qenien kombëtare. Kjo bindje sa po vjen e po forcohet sot te secili qytetar, si pasojë e këtij realiteti të zymtë që është bërë mendim i kushtëzuar i cili po e determinon edhe realitetin e jetës së përditshme. Prandaj dorëheqja. Largimi i kësaj kaste politike , sa më shpejtë nga pushteti, është shpëtimi për shtetin, për fillimin e ndërtimit të ri të së ardhmes së shtetit dhe të qytetarit”.

- Kjo qeveri duhet të dorëhiqet urgjentisht, logjika që është duke ndjekur ka për të prodhuar gjendje të papërballueshme. Duke pasur qeveri të pandërgjegjshme, edhe situata është mjaft brengosëse. Situata është shprehje e një mentaliteti të egër e anti kolektivist, një mendësi e tillë po e thellon egërsinë e situatës. Duke pasur qeveri të pandërgjegjshme, edhe situata është mjaft brengosëse. Përderisa akademia serbe është e përfshirë në mënyrë direkt në politikë bërje, edhe në temën më të rëndësishme në rajon dhe më gjerë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen finale të kontestit historik të shekujve të kaluar, politika jonë e pa përgjegjshme ka zgjedhur modelin e shtet bërjes përmes përçarjes së thellë politike dhe vrapimit pas interesave grupore, klanore e personale. Akademia jonë e Shkencave gjithnjë ka zgjedhur të vazhdon të mbetet e heshtur dhe e defaktorizuar në këtë proces, prandaj nuk është befasi se pse në timonin e drejtim it të kësaj agjende është vendosur njeriu më i gabuar, sikur që është Skënder Hyseni, një koordinator që do të ju raporton, kush e diç çka, shefave të tij, por nuk e ka të drejtën që të raporton në Kuvend para të zgjedhurve të popullit. Pothuajse çdo gjë brenda kësaj qeverie funksionon sipas vijave klienteliste. Kryeministri Hoti, është në dijeni për këtë gjendje brenda qeverisë, por ka pranuar për të qenë bartësi formalisht i ekzekutivit veçse pse ka dashur bartësi diktatorial i LDK-s, Isa Mustafa. Imazhi viziv Hotin e njeh si kryeministër mirëpo jo edhe sistemi kushtetues e demokratik,madje as partnerët e koalicionit qeverisës. Mbi këto kritere, artikulohen edhe kërkesat e partnerëve të qeverisë. Kjo situatë tregon se si Kosova është kapur thellë nga një grup klientelash politike të interesave të ngushta që Kosovën, jo vetëm që e kanë keq qeverisur, por po vazhdojnë ta thellojnë akoma më shumë atë keq qeverisje, e kanë hëngër, e kanë zhveshë prej çdo parimi shtetëror, moral e kombëtar. Thjeshtë e kanë hëngër dhe po e rrënojnë, përmbysin duke i shkatërruar edhe themelet. Vërtetë ajo që po shihet s'po përbën dhe nuk po prodhon asnjë relevancë të rëndësishme me ndikim pozitiv për askënd. Vërtet gjendja po i tregon dukshëm konkretizuesit e gjendjes së pa perspektivë, të gjendjes që e ka influencuar ekzistencën e thellë klasore në Kosovë, atë të zhdukjes së vlerave dhe kultivimit të antivlerave. Ndarjet klasore gjithkund ekzistojnë në botën e civilizuar dhe në demokraci, mirëpo jo me përmbajtjet e atyre që kemi në shoqërinë tonë të pa zhvilluar dhe akoma si shtet të pa formësuar. Më shumë se çdokush është realiteti ai që po e nxjerr pafytyrësinë politike në vend, që po e shkatërron shtetin dhe po e rrezikon qenien kombëtare. Kjo bindje sa po vjen e po forcohet sot te secili qytetar, si pasojë e këtij realiteti të zymtë që është bërë mendim i kushtëzuar i cili po e determinon edhe realitetin e jetës së përditshme. Prandaj dorëheqja. Largimi i kësaj kaste politike , sa më shpejtë nga pushteti, është shpëtimi për shtetin, për fillimin e ndërtimit të ri të së ardhmes së shtetit dhe të qytetarit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".