Kosova po dështon në diplomaci, dialogu me Serbinë ndalon njohjet, fuqizon lobimin serb për tërheqje të njohjeve të fituara

Kosova po dështon në diplomaci, dialogu me Serbinë ndalon njohjet, fuqizon lobimin serb për tërheqje të njohjeve të fituara
Kosova po dështon në diplomaci, dialogu me Serbinë ndalon njohjet, fuqizon lobimin serb për tërheqje të njohjeve të fituara

Muhamet Kelmendi

  • 06 August 2020 - 07:59

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Shkuarja nëpër takime, pa platformë dhe qëndrim të qartë, ka krijuar teren për propagandë të ashpër dhe këtu është edhe dëmi më i ashpër. Kjo për faktin se Serbia këtej po e kundërshton njohjen e shtetit, deklaron ndarjen e Kosovës apo humbjen e shtetësisë etj. E tërë kjo ofensivë po zhvillohet pasi që Kosova nuk ka qëndrime, dhe përkundër kësaj shkon nëpër takime si "muqa pas dajive". Marri e llojit të vetë. Shkon Thaçi me duar në gjepa, vazhdon Kryeministri tjetër pa dije, sikundër vepron dhe tash Hoti që e merr shefen e kabinetit me vete, një femër fare pa dije diplomatike dhe politike. Me këtë gjendje dhe këta njerëz nuk priten zhvillime pozitive. Me këso marifetesh kemi vetëm humbje”.

-Kosova ka humbur dhe po humbë çdo ditë e më shumë në raport me faktorin ndërkombëtar, dhe në këtë drejtim ka dështuar në tërheqjen e njohjeve nga shtetet dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar. Po bëhen disa vite që nuk ka njohje. Dhe, për më tepër, nëse besohet, kemi edhe tërheqje te njohjeve nga shtetet e ndryshme. Në këtë gjendje të rëndë kanë ndikuar disa faktor, të cilët pothuajse varen kryesisht nga shteti i ynë dhe pushteti. Këtu po përmendi: Paaftësitë totale të pushtetit në Kosovë, kryesisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme, sikundër dhe të diplomacisë nëpër botë, e cila është tërësisht e pa aftë dhe fare nuk i njeh raportet. Këtu janë ministrat e vendosur. Ata ishin dhe tash janë kryesisht njerëz të grupeve politike, pa dituri dhe njohje diplomatike. Të përmendim këtu Skënder Hysenin apo Behgjet Pacollin, sikundër tash zonja Haradinaj apo Hashim Thaçin etj. Kryesisht analfabet diplomatik. Intensifikimi i i gjoja dialogut me shtetin serb ka bërë stopim të njohjeve dhe tërheqje, sepse shumë shtete që nuk kanë diplomaci të njohur dhe analitike, apo që kanë lidhje të ndryshme janë tërhequr dhe po presin përfundimin e dialogut dhe . Fushata e ashpër e shteteve sllave, sidomos e Rusisë dhe Serbisë kundër njohjeve, e përkrahur nga Kina, ka stopuar njohjet dhe janë bërë edhe tërheqjet e njohjeve. Faktet e theksuara janë kryesore, ndonëse ka edhe shumë faktor të tjerë. Por, duhet thënë se i ashtuquajturi dialog me shtetin serb ka krijuar bazament që të kemi tërheqje të njohjeve dhe fare njohje. Në këtë anë, Prishtina duhet të ketë qartësi. E ajo realizohet duke dal qartë në qëndrimet e veta se çka donë Kosova nga dialogu me Beogradin. Shkuarja nëpër takime, pa platformë dhe qëndrim të qartë, ka krijuar teren për propagandë të ashpër dhe këtu është edhe dëmi më i ashpër. Kjo për faktin se Serbia këtej po e kundërshton njohjen e shtetit, deklaron ndarjen e Kosovës apo humbjen e shtetësisë etj. E tërë kjo ofensivë po zhvillohet pasi që Kosova nuk ka qëndrime, dhe përkundër kësaj shkon nëpër takime si "muqa pas daive". Marri e llojit të vetë. Shkon Thaçi me duar në gjepa, vazhdon Kryeministri tjetër pa dije, sikundër vepron dhe tash Hoti që e merr shefen e kabinetit me vete, një femër fare pa dije diplomatike dhe politike. Me këtë gjendje dhe këta njerëz nuk priten zhvillime pozitive. Me këso marifetesh kemi vetëm humbje”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".