Letër e hapur ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj!

Letër e hapur ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj!
Letër e hapur ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj!

Ismail Muçiqi

  • 07 August 2020 - 13:51

Zotëri Ministër, populli i Kosovës është i atakuar seriozisht nga Covid-19 i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë po e rrezikon shëndetin e popullsisë, po merrë jetë njerëzish gjithandej Kosovës.
Kosova po i prin topë listës me numrin më të madhë të infektuarve dhe të numrit të vdekjeve nga Pandemia.
Qytetarët janë të shqetësuar të frikësuar, dhe shumë të brengosur për shëndetin dhe jetën e tyre.
Masat e marra nga ana e juaj, e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, dhe të Qeverisë, nuk po sjellin rezultate në parandalimin e kësaj Pandemie.

Zotëri Ministër Zemaj, nuk jeni ju fajtorë për gjendjen katastrofale në sistemin shëndetësor të Kosovës. Fajtorë për këtë gjendje janë partitë politike të cilat qeverisën me vendin që nga paslufta. Këto Qeveri të cilat nuk benë asgjë për të ndërtuar një sistem të shëndosh shëndetësor prioritet kishin interesin e tyre, për të marrë pozita të ndryshme dhe për ta ruajtur karrierën politike, për tu pasuruar dhe për ti ruajtur interesat personale të klaneve dhe fare fisit të tyre.
Ata të cilët sistemin shëndetësor e plagosën dhe e anatemuan deri në ketë shkallë, janë jo vetëm përgjegjës para popullit dhe para Zotit, por ndërgjegjja e tyre është e vulosur me njollë të zezë dhe do ta bartin tërë jetën.
Zotëri Ministër si mundë të parandalohet Koronavirusi në Kosovë, kur në qendrat e Klinikave Infektive vinë pacientët me Covid-19, të përcjellur nga 3/4 familjar të cilët qëndrojnë pranë tyre me netë të tëra për tu përkujdesur, e pasi ata të kthehen në shtëpitë e tyre e bartin virusin në familje dhe i infektojnë edhe 4 anëtarë tjerë apo gjithë familjen.
Këtu qëndron hallka e parë e dështimit në menagjimin e gjendjes.

Në shtetet të cilat kanë traditë dhe sistemin shëndetësor e kanë të avancuar, të sëmurit nga Koronavirusi në momentin e parë kur arrijnë në Klinikë pranohen nga stafi mjekësor dhe trajtohen dhe menagjohen deri në fundë, duke hy në karantinë deri në momentin e shërimit.
Kjo në Kosovë nuk po ndodhë!!!
Unë isha pacient 13 ditë në Klinikën e Mushkërive i prekur nga Covid-19, dhe pata rastin të vërej tërë situatën e organizimit të punës të personelit shëndetësor.

Ju zotëri Ministër disa here keni bërë vizitë në Klinikën Infektive dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publikë , por nuk di se a jeni në dijeni, se të sëmurit në Kosovë nuk kanë sapun apo shampon për ti pastruar duart e mos të flasim për gjendjen higjienike-teknike nëpër dhomat ku rrinë të sëmurit.
Edhe për kundër asaj qe po shihet se nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e ndryshme te Botës, po arrijnë ndihma dhe donacione ne Ministrin tuaj për ti ndihmuar popullit te Kosovës qe sa ma lehtë ta përballoj ketë sfidë
Gjatë 13 ditëve të qëndrimit nuk pashë asnjëherë që dikush po bënë dezinfektimin e dhomave apo të korridorit të Klinikës.
Kjo punë apo pa përgjegjësi tani ishte lënë kompanive private emrin e të cilave nuk arrita ta di, të cilat janë ato që kanë fituar tenderët për ta kryer punën.

Zotëri Ministër respekt të pa fundë për gjithë mjekët dhe stafin përcjellës për punën që bëjnë këto ditë, por mjerisht pash edhe individë që nuk e kanë vendin të punojnë në spitalet tona.
Zotëri Ministër kam njohuri për personalitetin tuaj si njeri me integritet dhe i edukuar, por mjerisht situata me Pandeminë po e sfidon shtetin e Kosovës, do tu sfidoj edhe juve në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë të cilën e keni pranuar ndoshta me nguti pa e ditur mjaftueshëm se deri ku ka shkuar degradimi i sistemit shëndetësor në Kosovë.
Këtë po e dëshmon edhe bilanci ditorë i të sëmurëve i cili po shtohet gjithnjë e më shumë, dhe shifrat tregojnë se Kosova rrezikon të kollapsoj në ketë drejtim.
Andaj ata të cilët të ngarkuan me këtë përgjegjësi nga partia e juaj, nuk mund ti ikin përgjegjësisë politike para elektoratit, përgjegjësisë morale dhe obligimit për fatin e shëndetit të popullit në këto ditë dramatike me të cilat po përballet Republika e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".