Koordinatori për dialog me Serbinë Skënder Hyseni, një përkthyes i Avdullah Hotit që po e keqpërdorë postin teknik

Koordinatori për dialog me Serbinë Skënder Hyseni, një përkthyes i Avdullah Hotit që po e keqpërdorë postin teknik
Koordinatori për dialog me Serbinë Skënder Hyseni, një përkthyes i Avdullah Hotit që po e keqpërdorë postin teknik

Blerim Burjani

  • 07 August 2020 - 15:47

Shkruan: Blerim Burjani

“Skënder Hyseni është thjeshtë duke e keqpërdorë postin teknik, dhe e shfrytëzon dobësinë e Hotit i cili mund të ketë problem me njohje të gjuhës angleze. Kosova fatkeqësisht nuk ka Ministër të Punëve të Jashtme, kredibil e të dijshëm, të aftë edhe për dialog, me eksperiencë politike dhe diplomatike. Kjo mangësi e madhe vjen duke iu falënderuar jo seriozitetit të Ramush Haradinajt i cili bënë hajgare me shtetin dhe postet publike”.

Koordinatori aktual nuk ka asnjë pozicion dhe post politik përveç post teknik koordinues dhe punë sekretarie, apo urë lidhëse në mes të ekspertëve që mundë të dialogojnë. Ky nuk ka të drejtë të shfaqet në asnjë cilësi negociatori. Skënder Hyseni është thjeshtë duke e keqpërdorë postin teknik, dhe e shfrytëzon dobësinë e Hotit i cili mund të ketë problem me njohje të gjuhës angleze. Kosova fatkeqësisht nuk ka Ministër të Punëve të Jashtme, kredibil e të dijshëm, të aftë edhe për dialog, me eksperiencë politike dhe diplomatike. Kjo mangësi e madhe vjen duke iu falënderuar jo seriozitetit të Ramush Haradinajt i cili bënë hajgare me shtetin dhe postet publike. Këtë po e shfrytëzon tani LDK-ja për ta lënë anash edhe Ramushin edhe Fatmir Limën, që nuk kanë kuadër për këtë temë, për këtë resor ministror, por edhe vetë si lider politik nuk kanë asnjë aftësi dialoguese, prandaj gjendja në MPJ dhe në politikën e jashtme është kështu si është".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".