Kuvendi i kapur nga pushtetarët e korruptuar nuk ka ushtrim efikas të kontrollit legal e kushtetues mbi institucionet e drejtësisë

Kuvendi i kapur nga pushtetarët e korruptuar nuk ka ushtrim efikas të kontrollit legal e kushtetues mbi institucionet e drejtësisë
Kuvendi i kapur nga pushtetarët e korruptuar nuk ka ushtrim efikas të kontrollit legal e kushtetues mbi institucionet e drejtësisë

Riza Smaka

  • 08 August 2020 - 08:50

Shkruan: Riza Smaka

“Nismat për kontrollin parlamentar të atyre institucioneve dhe të tjerave , janë bllokuar nga pushtetarët korruptiv në etapa të caktuara me metoda teknike e administrative. Ndër të tjera nuk janë lejuar rregullime juridike të mirëfillta për kontrollimin efektiv parlamentar të Ekzekutivit as të institucioneve të Sistemit të Drejtësisë! Së andejmi institucionet që formohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ironikisht ,nuk i përgjigjen Legjislativit dhe për aq pos manifestimit" legalizohen" akte e veprime arbitrare dhe për aq ilegale dhe të dëmshme”.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në vend që të ushtronte funksionin e legjislativit referuar edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës , nga shkaku i bllokimit të tij nga pushtetarët e korruptuar, pothuajse asnjëherë nuk ishte as nuk është në nivelin e vetë të projektuar me Rendin Juridik të vendit tonë. Nismat për kontrollin parlamentar të atyre institucioneve dhe të tjerave , janë bllokuar nga pushtetarët korruptiv në etapa të caktuara me metoda teknike e administrative. Ndër të tjera nuk janë lejuar rregullime juridike të mirëfillta për kontrollimin efektiv parlamentar të Ekzekutivit as të institucioneve të Sistemit të Drejtësisë! Së andejmi institucionet që formohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ironikisht ,nuk i përgjigjen Legjislativit dhe për aq pos manifestimit" legalizohen" akte e veprime arbitrare dhe për aq ilegale dhe të dëmshme. Në atë mënyrë cenohet edhe parimi Checs and Balances, pa të cilin, nuk mundë të imagjinohet sendërtimi i shtetit të së drejtës. Rrjedhimisht vendi ynë gjithnjë në vend të shtetit të së drejtës mbetet " shtet juridik"!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".