Bandat e mafies së krimit që kontrollon shtetin e Kosovës e luajnë vallen ruso serbe për ti përçarë BE-në dhe Amerikën

Bandat e mafies së krimit që kontrollon shtetin e Kosovës e luajnë vallen ruso serbe për ti përçarë BE-në dhe Amerikën
Bandat e mafies së krimit që kontrollon shtetin e Kosovës e luajnë vallen ruso serbe për ti përçarë BE-në dhe Amerikën

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 08 August 2020 - 09:00

Shkruan: Reshat Badallaj

“Kryebanditët mendojnë se Rusia dhe Serbia fashiste e dëshirojnë një gjë të tillë dhe i fërkojnë duart, dhe nga ana tjetër ata nuk pushojnë se vepruari duke punuar kundër Kosovës dhe duke përçarë. Kjo bandë banditësh nuk është dashur fare të shkoj në këtë rrugë të pa krye por që do të zgjatë shumë dhe ç´ju desh këtyre kryebanditëve që të futen në lojën e përçarjes BE-Amerike? Këtë e bënë vetëm për ta marr pushtetin”.

-Politika kosovare po tregohet aq e pa pjekur dhe primitive sa që lirisht mundë të thuhet se është për turp dhe është bërë gaz i botes dhe të shkosh edhe më larg që të vjen turp që të thuash që je shqiptar. Në fakt, nuk është aspak për tu habitur se për çdo javë ndërrohen banditët e këtyre bandave dhe shkojnë sallamadi të flasin në emër të Kosovës. Si të mos jetë e pa pjekur dhe naive, kur shkojnë në kokë më vete dhe shkojnë banditët e bandave politike dhe flasin në emër të bandave të tyre, që më duket ky popull akoma nuk është mbushur mend dhe marrin guximin që këto banda politike i quajnë Parti dhe krye banditet i quajnë kryetar,por, nuk kanë faj ndoshta se pikërisht ushqehen nga këto grazhde të këtyre bandave, por sille kah ta sjellësh këta banda harxhojnë nga buxheti i Kosovës qe mbushet nga djersa jonë. Merreni me mend ose mendoni esëll, në vend se këto banda banditësh të flasin me një zë,këto banda banditësh merren me vetveten duke u përça dhe nuk mendojnë se kjo shkon në dëm të Kosovës. Këta bandit të bandave politike kanë shkuar aq larg sa që merren kështu: "Këta janë anti amerikan dhe këta tjerët janë me Bashkimin Evropian dhe bëhen bashkë këta banda hajnash dhe e rrëzojnë një qeveri tjetër legjitime përse fitoi dikush tjetër e jo këta cuba dhe kryebanditë që nga paslufta e kapën shtetin dhe e vodhën deri në palcë, e vodhën që as nipat e Drazh Mihajlit nuk kanë bërë kaq zullum. Kryebanditët mendojnë se Rusia dhe Serbia fashiste e dëshirojnë një gjë të tillë dhe i fërkojnë duart, dhe nga ana tjetër ata nuk pushojnë se vepruari duke punuar kundër Kosovës dhe duke përçarë.

Kjo bandë banditësh nuk është dashur fare të shkoj në këtë rrugë të pa krye por që do të zgjatë shumë dhe ç´ju desh këtyre kryebanditëve që të futen në lojën e përçarjes BE-Amerike? Këtë e bënë vetëm për ta marr pushtetin. Vetëm shikoni se me çka merren këto banda,merren me vetveten, vjen një bord dhe pas një jave e shkarkojnë . Po pyes ç´intereson firmës sime në Gjermani se për cilën parti votoj? Ndërkaq, në Kosove ndërrohen lloj-lloj mangupësh ose a e keni vërejtur kur ulen në atë mezlishtin që dikush akoma e quan Kuvend; se si zgërdhihen dhe ecin me fedellek kinse janë bërë dikush. Po, ne i njohim këto qelbësira! Perse nuk e dëgjojnë këto banda banditësh SHBA-BE, kur ata kërkojnë të futet VETTING-u dhe të luftohet korrupsioni? Sepse pikërisht këta banda banditesh janë në vallen e turpit, në vallen e hajnisë dhe mu për këtë duke hequr vëmendjen se janë hajna të peshave të rënda, e merren kinse janë anti amerikan, vetëm e vetëm të mos flitet në këtë tema dhe shikoni se këta banditë se si e kanë bërë atë sistemin e kalbur gjyqësor që na qiten hije të zezë si emër. Sa e sa herë janë bërë bashkë këto banda banditësh kinse të flasin me Serbinë fashiste dhe c´solli? Asgjë pos kur nuk kishin interesin e tyre karrieristë dhe marrjen e pushtetit janë përçarë, dhe të gjithë këtë shamatë e bartë në shpinë qytetari i Kosovës. Pra, me këtë politik naive,primitive dhe me këtë mentalitet të sëmurë nuk shkohet përpara, S´pari, duhet larguar nga skena politike të gjithë banditët e kryebanditët dhe kopilët e Titos, për të ecur Kosova përpara, do të duhej një qeveri gjithëpërfshirëse qofte edhe nga jeta civile dhe Akademia e Shkencave,por jo ata leha qenët që flasin për ata kope banditësh dhe ujqërish. Fjalën e kam që të veprojnë për interesa kombëtare, shtetërore dhe jo për interesa personale dhe interesa të atyre bandave që shkojnë e vijnë si turistët nëpër vendet e botës duke harxhuar paranë popullit, që hanë dreka e darka në hotelet më të shtrenjta dhe luksoze të botës dhe kur Kosovën e ka përfshirë jo vetëm murtaja e zezë,por edhe papunësia dhe fukarallëku që ka prekur mish e asht. Deri më tani të gjitha këto banda cubash dhe ata kopilët e Titos meritojnë të hidhen në kohërat e plehrave dhe të lëshojnë udhë për forca të reja që kanë qëllim dhe synim të ecë Kosova përpara dhe kombi në përgjithësi, dhe lloj-lloj mangupësh që erdhën me vota të vjedhura, të blera me para, me mashtrime dhe premtime boshe që në fund, pikërisht këta kryebanditë të bandave politike përfituan dhe u bënë super milioner: Pra, nuk ecet më tej me këto banda që përçajnë kush është amerikan dhe kush anti amerikan që ju ngjajnë lojërave të kalamajve dhe assesi serioz”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".