Drejtësia peng i politikës, listat e veteranëve të rrejshëm rezultat i marrëveshjes së fshehë politike mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Drejtësia peng i politikës, listat e veteranëve të rrejshëm rezultat i marrëveshjes së fshehë politike mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së
Drejtësia peng i politikës, listat e veteranëve të rrejshëm rezultat i marrëveshjes së fshehë politike mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Naim Miftari

  • 08 August 2020 - 08:59

Shkruan: Naim Miftari

“Fryrja e listave është bërë edhe me përkrahjen dhe marrëveshjet në mes partive PDK dhe LDK me AAK-në. Prandaj besoj se kurrë nuk do të pastrohen listat e luftëtarëve të vërtetë nga emrat e luftëtarëve të rrejshëm që janë shumë të dëgjueshëm dhe votues potencial të partive politike që e kanë bërë këtë marrëveshje për fryrjen e listave të veteranëve sipas fuqisë së tyre të përfaqësimit politik”.

Problemi i veteranëve të rrejshëm është problem politik pasi shumica e veteranëve të rrejshëm janë militant të PDK, AAK, NISMA. Tani mendoj se 50.000 veteran të rrejshëm bëjnë së pakut 100.000 votues të partive politike. E kam cekur që në fillim se procesi gjyqësor për veteranët e e rrejshëm nuk ka me përfunduar kurrë, dhe se kurrë nuk do të ketë drejtësi pasi ky manipulim vjen nga partitë politike që janë në pushtet. Pra një sistem i kapur komplet nga krimi i organizuar i një shteti nuk sjell drejtësi. Sa ju përket deklaratave të Kadri Veselit, edhe pse e kritikoj shpesh, Kadria ka më së pakut faj për fryrjen e listave me veteran të rrejshëm. I vetmi faj, përgjegjësi e tij, është pse nuk ka reaguar kur i kanë shtuar disa qindra veteran, kinse kanë qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, kur nuk kanë qenë, e Kadri Veseli e din këtë punë fare mirë pse janë shtuar numrat edhe në shtab të përgjithshëm. Fryrja e listave është bërë edhe me përkrahjen dhe marrëveshjet në mes partive PDK dhe LDK me AAK-në. Prandaj besoj se kurrë nuk do të pastrohen listat e luftëtarëve të vërtetë nga emrat e luftëtarëve të rrejshëm që janë shumë të dëgjueshëm dhe votues potencial të partive politike që e kanë bërë këtë marrëveshje për fryrjen e listave të veteranëve sipas fuqisë së tyre të përfaqësimit politik”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".