LDK dhe PDK kanë marrëveshje sekrete për kapjen e të gjitha institucioneve të shtetit, ja si funksionon koalicioni i nëntokës

LDK dhe PDK kanë marrëveshje sekrete për kapjen e të gjitha institucioneve të shtetit, ja si funksionon koalicioni i nëntokës
LDK dhe PDK kanë marrëveshje sekrete për kapjen e të gjitha institucioneve të shtetit, ja si funksionon koalicioni i nëntokës

Muhamet Kelmendi

  • 08 August 2020 - 09:05

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“PDK thotë se nuk është në qeverisje. Kjo juridikisht qëndron. Por, de-fakto, PDK dhe LDK po e udhëheqin Qeverinë. Këtej duhet kërkuar edhe mos funksionimin e Kuvendit dhe të komisioneve. Ata po e ndiejnë veten super të fortë në pushtet dhe këtu është edhe injorimi i detyrave kushtetuese. Këtu është edhe shkaku. Nuk ka asgjë tjetër. Ndaj edhe priten veprime shumë të dëmshme dhe askund nuk ka përgjegjësi”.

Tash të gjithë pothuajse e dinë se ka probleme në institucionet e luftimit të dukurive të dëmshme në shoqërinë tonë. Dhe, këtej, dallohet Prokuroria dhe i tërë sistemi i drejtësisë. Aty kemi probleme dhe vështirësi. Por, që ky sistem të fillon të mbarën, kërkohen masa ekstreme dhe të dhimbshme, sikurse është VETTING-u. Natyrisht se në Kuvend, në komisione dhe Qeveri, ka mekanizma që ndihmojnë përmirësimin e gjendjes. Aty bënë pjesë Komisioni për Legjislacion, i cili ka për obligim për ti ftuar të gjithë mekanizmat e pushtetit në raportim, këtej edhe KPK-në, KGJK-në , deri edhe mekanizmat tjerë, kuptohet për të ndihmuar punën e tyre në fushat kompetente. Se Komisioni Legjislativ dhe i tërë Kuvendi nuk është në lartësinë e detyrave kushtetuese flasin shumë faktor. Po i përmendi këtu disa probleme evidente, sikurse është virusi covid, gjendja e rëndë e masave në këtë pandemi, dialogu me shtetin serb etj. Në këto fusha, por edhe në shumë të tjera, ka probleme. E Kuvendi heshtë apo debaton noterët dhe shkarazi, pa ndonjë qëllim të caktuar. Këtu përgjegjës është koalicioni. Ai po e lejon këtë lojë të Qeverisë. E këtu po habitem me AAK-në pse po e toleron lojën e LDK dhe të PDK-së në Kuvend. PDK thotë se nuk është në qeverisje. Kjo juridikisht qëndron. Por, de-fakto, PDK dhe LDK po e udhëheqin Qeverinë. Këtej duhet kërkuar edhe mos funksionimin e Kuvendit dhe të komisioneve. Ata po e ndiejnë veten super të fortë në pushtet dhe këtu është edhe injorimi i detyrave kushtetuese. Këtu është edhe shkaku. Nuk ka asgjë tjetër. Ndaj edhe priten veprime shumë të dëmshme dhe askund nuk ka përgjegjësi. Kulmi i kësaj është dialogu me shtetin serb dhe pandemia ne vend. Këtu do të kemi shkallmime të rënda, deri ndoshta edhe vdekjeprurëse”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".