Jeta në Koronë?

Jeta në Koronë?
Jeta në Koronë?

Skender Mulliqi

  • 08 August 2020 - 10:35

Nga Skënder MULLIQI 

Gjithëqka na është bërë  pandemi.Edhe koka na është mbushur me “virus”.Po ndëgjojmë lajme pas lajmeve në kanale të ndryshme televizive, rrjete sociale për gjendjën pandemisë në botë , e secilit më shumë po I intereson gjendja më virusin në shtetin e vet.Ajo çka po shohim dhe po ndëgjojmë janë duke na krijuar përjetime trishtuese .Kjo sigurisht së është duke ndikuar shumë edhe në anën psikologjike , ku thuhet së në Kosovë , janë duke i  frekuentuar  spitalët psikiatrike mbi 70 përqind të popullatës , që  nuk ka ndodhë  më parë. Madje, si po shkojnë punët gjithnjë e më keq ,  rrethi  gjithnjë e më shumë po na ngushtohet .Pandemia tashmë ka rrezikuar secilin, dhe gjithësecili po i lutët Zotit, që mos tia gjën adresën kjo lengatë e shekullit. Dhe , siq ka thënë Nastradini më një rast,” Ruaje Zot bythës time”. Kjo është shumë e vertëtë ,së nuk po ka ende ilaq për virus, dhe mbështetja jonë ka mbetur më shumë  të Perëndia! Pushteti në Kosovë  e ka humbur luftën  më koronën ! Kur kthehemi veq disa muaj mbrapa, jeta që e kemi bërë pavarsisht vështirësive , na duket si një pushim veror. Përditshmëria jonë në kohë pandemie është krejt ndryshe.Na ka ndryshuar ritmi i jetës edhe ashtu  jo e mirë  nga kjo  kastë grabitaqare . Edhe frekuentimet në markete , në barnatore , dasma dhe varrime  kan marrë  krejtë formë tjetër.Kovid gjenerata do të jetë  depresive , individualiste, dhe  do të kemi luftë  të ashpër për mbijetës , që drojë së do të na sjellë deri “ lufta të gjithë kundër të gjithëve”.

Kriza  ekonomike dhe sociale , varfëria e madhe, tashmë po trokasin në shumë dyer shqiptare. Izolimi fizik po na shëndron në një shoqëri pa kontakt?!Ndoshta edhe dhënja e dorës , do të mbetet prapa nesh.Duket së nuk do te kemi kujtë ti shkojmë të dera e shtëpisë?!Të gjitha ato përjetime nga e kaluara do të na mbesin në kujtesë si një  ëndër e mirë.Edhe tradita dhe mentaliteti për kojshillëk edhe pa pandimi si traditë e mirë e shqiptarëve,  do të harrohen edhe më  shumë .Kemi edhe futuristë që botën pas pandemie e shohin më optimizem.Ata mendojnë së gjeneratat e reja do të jenë më të emancipuara, që mendojnë dhe veprojnë racionalisht, duke  e bërë botën më të mirë. Njerëzimi megjithate është në rrezik.Ata që sot po e sundojnë botën, duhet ndryshuar kursin politike dhe veprimet e tyre  për të mirë.Dikush duket së ka apetite apokaliptike.Kjo mund të hasët në shumë libra të botuar dhe shumë dokumentarë të ndryshem në botë.Nuk ka më tmeruese së propaganda që po bëhët në shërbim të agjenturave të ndryshme, në shërbim të formimit të pasanikëve të rinjë , siq është tendenca  edhe për zvoglimin e popullatës shumë milidardëshe në botë! Askush nuk ka dëshirë të ndëgjojë gjëra që ja prishin iluzionet e jetës të mirë .Porosia  së “gjithëçka duhet rrënuar për tu bër ma mirë” , është logjikë  dehumanizuese  dhe fatale. Duket së gazetarët nga përvoja  në këto parashikime janë më  real  e  më të saktit?! Natyra e njëriut është  jo shumë e ndryshueshme , që nuk e ka ndryshuar  religjoni, ideologjia dhe as sistemi politikë.Luftat dhe  dhuna  kurrë nuk kan pushuar në këtë botë të trazuar! Edhe në këtë luftë  më pandeminë kan dalë në sipërfaqe profiterët e ndryshem duke u  bërë miliarderë! Sigurishtë jo në menyrë të ndërshme…A do të ndikojë vërtetë  virusi në trurin  tonë , mbetet të shihet në të  ardhmën  pa këtë virus,  apo më ndonjë virus tjetër...?! 

(Kosova Sot Online)