Pandemia është sfida kryesore e cila po troket në derën e familjeve kosovare

Pandemia është sfida kryesore e cila po troket në derën e familjeve kosovare
Pandemia është sfida kryesore e cila po troket në derën e familjeve kosovare

Ismail Muçiqi

  • 08 August 2020 - 10:37

Qytetarët e Kosovës kanë halle të mëdha të cilat duhet të tejkalohen me mençuri, forcë, punë kreative me moral dhe me ngritjen e vetëdijes njerëzore për të mirën e familjes, të shoqërisë në drejtim të forcimit të shtetit.

Pandemia është sfida kryesore e cila po troket në derën e familjeve kosovare. Ky fenomen i cili po godet popullatën dhe me ditë të tëra po merë jetë njerëzish, përditë e më shumë po ndikon edhe në gjendjen shpirtërore dhe mentale të popullsisë e cila ka shumë shqetësime për shëndetin dhe fatin e familjarëve të tyre.

Problem akut tani padyshim është edhe gjendja e rëndë ekonomiko-sociale në përgjithësi.

Ekonomia e Kosovës e cila u godit nga kriza ekonomike globale, gjithandej, drejtpërdrejt ndikoj edhe në ndërmarrjet dhe bizneset private të ekonomisë kosovare.

Të dhënat tregojnë se kohët e fundit ka ra vëllimi i punës dhe janë reduktuar një mori projektesh zhvillimore të cilat kanë bërë që afër 20 mijë persona të mbesin papunë.

Kjo padyshim ka goditur edhe standardin e familjeve dhe ka thelluar edhe më shumë gjendjen sociale nëpër familjet e Kosovës.

Kudo nëpër fshatrat e Kosovës këto ditë janë të mbushura me shumë të ri dhe të reja , të cilët për shkak të Pandemisë tani kanë mbetur pa punë duke pritur ditë dhe kohë më të mira për ta.

Mjerisht gjendja edhe më negative qëndron edhe në ndërmarrjet publike të cilat menagjohen nga mekanizmat institucional të shtetit. Këto ndërmarrje publike ku një numër prej tyre janë para falimentimit për shkak të keq menagjimit, dhe dukurive tjera negative të cilat i solli edhe politika e shtetit.

Të gjithë këta parametra kredibile, tregojnë se Administrata Tatimore e Kosovës, sivjet grumbullojë 27 milionë euro më pak tatime se sa ishte plani i paraparë, shifër kjo e cila ndikon me stabilizimin makro fiskal të buxhetit të shtetit.

Situata aktuale padyshim do të ndikojë edhe në institucionin e doganës së Kosovës. Përndryshe për shkak të dështimeve të shtetit, kohëve të fundit investimet e jashtme për Kosovën, pothuajse janë pezulluar fare. Të gjithë këta faktorë e kanë sjellë gjendjen që një përqindje e madhe e qytetarëve tu rrezikohet standardi jetësor. Tani në Kosovë janë krijuar dy shtresa apo kategori ekonomike-sociale të popullatës.

Ato janë: Shtresa e të pasurve të cilët e përbëjnë aristokracia e njerëzve të politikës dhe të monopolit të kapitalit biznisorë dhe, Shtresa e të varfërve të cilët kërkojnë punë për të siguruar mbijetesën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".