Kriminelët në krye të shtetit, mashtrojnë popullin duke u betuar në Amerikën, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin

Kriminelët në krye të shtetit, mashtrojnë popullin duke u betuar në Amerikën, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin
Kriminelët në krye të shtetit, mashtrojnë popullin duke u betuar në Amerikën, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin

Faik Krasniqi

  • 08 August 2020 - 12:49

Shkruan: Faik Krasniqi

“Edhe 21 vite pas luftës akoma thirren në Amerikën, vjelin vota në emër të ish presidentit historik Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe heronjve të tjerë. Në emër të familjarëve të vrarë gjatë dhe pas luftës, fitojnë vota për deputet. Ky është realiteti tragjik në Kosovë. Kjo tregon logjikën dhe mendësinë e këtij populli injorant. Prandaj këta hajna e shfrytëzojnë naivitetin e këtij populli injorant”.

"Pro" dhe "anti-amerikanizmi" është shpikur nga hajnat dhe zhvatësit e këtij shteti. Çdo zë kritik që ka qenë kundër krimeve dhe korrupsionit të tyre, këta hiena menjëherë janë vënë në lëvizje publike dhe mediatike duke etiketuar zërat kritike për "anti-amerikanizëm". Në emër të këtyre etiketimeve tipike komuniste, këta hiena e kanë mbajtur pushtetin. Edhe 21 vite pas luftës akoma thirren në Amerikën, vjelin vota në emër të ish presidentit historik Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe heronjve të tjerë. Në emër të familjarëve të vrarë gjatë dhe pas luftës, fitojnë vota për deputet. Ky është realiteti tragjik në Kosovë. Kjo tregon logjikën dhe mendësinë e këtij populli injorant. Prandaj këta hajna e shfrytëzojnë naivitetin e këtij populli injorant. Një pjesë e popullit është mbushur mend, por nuk mjafton sepse janë vetëm 30 përqind. Prapë se prapë shumica janë ata që fitojnë vota në emër të të vdekurve".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".