Dy kushtet ekskluzive të Gjermanisë dhe të SHBA-ve që Kosova ta fiton liberalizimin e vizave gjatë mandatit të presidencës gjermane në BE

Dy kushtet ekskluzive të Gjermanisë dhe të SHBA-ve që Kosova ta fiton liberalizimin e vizave gjatë mandatit të presidencës gjermane në BE
Dy kushtet ekskluzive të Gjermanisë dhe të SHBA-ve që Kosova ta fiton liberalizimin e vizave gjatë mandatit të presidencës gjermane në BE

Nexhat Haziri

  • 08 August 2020 - 16:23

Shkruan:Nexhat Haziri

“Në këtë drejtim Kosova nuk guxon të bëhej hapa të gabuar, siç është tentimi për zhbërjen apo mos vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale nga ana e kuvendit të Kosovës dhe shtyrja përpara Ligjit të shumë kritikuar nga amerikanët dhe tani nga gjermanët për mbrojtën e vlerave të luftës së UCK-së, ligj që po konsiderohet i dëmshëm dhe frikësues për fjalën dhe mendimin e lirë në opinionin kosovar. Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, e kanë propozuar ata që i kanë shkelur dhe devalvuar këto vlera për më shumë se dy dekada. Nga kush po tentojnë qe me ligj t'i mbrojnë këto vlera tani, të cilin po dëshirojnë ta shndërrojnë në një mburojë për t'i mbrojtur veprat e tyre inkriminuese, frikësimin e qytetarëve të Kosovës dhe kërcënimin me padi ndaj kujtdo që guxon t'i sfidon këto "vlera" dhe një lloj armiqësimi të opinionit kosovar me Gjykatën Speciale, gjoja se kjo e fundit po i njollosë vlerat e luftës së UCK-së.”

Kryesimi I presidencës së BE-së nga Gjermania është një rast I mirë për ta zhbllokuar liberalizimin e vizave dhe se këtë rast duhet ta shfrytëzojnë institucionet e Kosovës, e që do të ishte si një lloj infuzioni për vendin pasi përballja me pandeminë Covid-19, do të lë pasoja që do të ndihen në vitet e ardhshme gati në të gjitha sferat e jetës sidomos në atë të ekonomisë, por edhe ne aspektin social. Por ajo që mbetët kërkesë e vazhdueshme nga Brukseli edhe me presidencën gjermane, më themelorja, është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe forcimi I rendit dhe ligjit, për të cilat Kosova duhet të ofroj rezultate të prekshme në këto fusha në mënyrë që liberalizimi I vizave të bëhet realitet në këtë vit, pra në pjesën e fundit të tij. Në këtë drejtim Kosova nuk guxon të bëhej hapa të gabuar, siç është tentimi për zhbërjen apo mos vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale nga ana e kuvendit të Kosovës dhe shtyrja përpara Ligjit të shumë kritikuar nga amerikanët dhe tani nga gjermanët për mbrojtën e vlerave të luftës së UCK-së, ligj që po konsiderohet I dëmshëm dhe frikësues për fjalën dhe mendimin e lirë në opinionin kosovar. Ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, e kanë propozuar ata që i kanë shkelur dhe devalvuar këto vlera për më shumë se dy dekada. Nga kush po tentojnë qe me ligj t'i mbrojnë këto vlera tani, të cilin po dëshirojnë ta shndërrojnë në një mburojë për t'i mbrojtur veprat e tyre inkriminuese, frikësimin e qytetarëve të Kosovës dhe kërcënimin me padi ndaj kujtdo që guxon t'i sfidon këto "vlera" dhe një lloj armiqësimi të opinionit kosovar me Gjykatën Speciale, gjoja se kjo e fundit po i njollosë vlerat e luftës së UCK-së. Ky ligj duhet të refuzohet dhe UCK-duhet të mbrohet nga propozuesit e këtij ligji, të cilët kur flasin e thirren në emër të saj e bëjnë të duket si një organizate mafioze. Nëse nuk heqë dorë nga këto dy çështje dhe vazhdohet më kokëfortësi që këto nisma të shtyhen përpara, atëherë do vihet në pikëpyetje të madhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, që do të vazhdoj ndëshkimi I tyre për shkak të papërgjegjësisë së klasës politike

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".