Grusht shteti shkatërrimtar i Qeverisë Hoti në ndërmarrjet publike përmes emërimit të bordeve politike

Grusht shteti shkatërrimtar i Qeverisë Hoti në ndërmarrjet publike përmes emërimit të bordeve politike
Grusht shteti shkatërrimtar i Qeverisë Hoti në ndërmarrjet publike përmes emërimit të bordeve politike

Arsim Haziri

  • 09 August 2020 - 09:25

Shkruan: Arsim Haziri

“Vet vrulli aq i madh dhe i pashembullt për rrëzimin e qeverisë Kurti tregon për frikën që e kanë pasur ndaj instalimit të shtetit ligjor. Ndërsa emërimi i bordeve me militant partiak, asgjë nuk dëshmon, pos një kriminalizim dhe instalim të klientelizmit partiak, që çdo ditë e ka zaptuar e po zapton pronën publike dhe po e privatizon atë. Pushteti aktual duke qenë mbi kritere irracionale e antisocial e antidemokratik, s'mund ta ushtroj një qeverisje me efekte kolektive, thjeshtë vazhdimësia e saj është puro klienteliste dhe zhvatëse, dhe pritjet për një logjikë më qytetare në të qeverisurit, është dhuna më e madhe që mund t'ia bëjë dikush vetës”.

Qeveria Hoti është vetëm për t'i implementuar kërkesat e sëmura të zhvatësve, atyre që e kanë instaluar një frymë që po e burgosë qytetarin çdo ditë, prandaj them që lirimi ga ata përbën paqe sociale për të gjithë. Kjo qeveri e mjerë dhe jashtë çdo rregulli pozitiv e moral në vete ngërthen interesa multidimensional, përfshi edhe të atyre Serbisë që po interferojnë pasivisht në çdo proces dhe po e ndikojnë negativisht jetën kolektive në Kosovë. Kjo qeveri nuk është për asgjë, për ta rikonfirmuar atë që po e them, mjafton ta përcjellim situatën me pandeminë dhe oportunizmin e madh që po e reflekton.

Logjika aktuale e keq qeverisjes në krye të shtetit të Kosovës, është vazhdimësi e të shkuarës, ajo duke qenë problem kyç për arritje prosperuese, ishte vënë në agjendë nga qeveria Kurti për t'u çrrënjosur. Vet vrulli aq i madh dhe i pashembullt për rrëzimin e qeverisë Kurti tregon për frikën që e kanë pasur ndaj instalimit të shtetit ligjor. Ndërsa emërimi i bordeve me militant partiak, asgjë nuk dëshmon, pos një kriminalizim dhe instalim të klientelizmit partiak, që çdo ditë e ka zaptuar e po zapton pronën publike dhe po e privatizon atë. Pushteti aktual duke qenë mbi kritere iracionale e antisocial e antidemokratik, s'mund ta ushtroj një qeverisje me efekte kolektive, thjeshtë vazhdimësia e saj është puro klienteliste dhe zhvatëse, dhe pritjet për një logjikë më qytetare në të qeverisurit, është dhuna më e madhe që mund t'ia bëjë dikush vetës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".