Politika po e mban peng pastrimin e listave të fryra për veteranët, për votues potencial në zgjedhjet e radhës

 Politika po e mban peng pastrimin e listave të fryra për veteranët, për votues potencial në zgjedhjet e radhës
 Politika po e mban peng pastrimin e listave të fryra për veteranët, për votues potencial në zgjedhjet e radhës

Dardan Grapci

  • 09 gusht 2020 - 09:35

Shkruan: Dardan Grapci

“Kjo Qeveri duhet të merret me këto lista të fryra, e jo ta neglizhoj këtë aferë e cila po manipulohet nga partitë opozitare, por edhe ato në pozitë, nga dikush më shumë e nga dikush më pak, për përfitimet e tyre strategjike në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme”.

Afera e listave të fryra për ish-veteranët e luftës si duket po qëndron, jo në arkivat e prokurorisë së shtetit për tu hetuar, ndjekur dhe gjykuar, por sikur është janë fshehur në arkivat e partive politike, për ta përdorur edhe njëherë këtë rast gjatë fushatave elektorale për zgjedhjet që do mbahen, sipas të gjitha gjasave, më së largu në fillim të vitit të ardhshëm. Po me habitë edhe fakti, pse Kadri Veseli me partinë e tij PDK nuk e kanë formuar ende Komisionin Hetimor Parlamentar për hetimin dhe pastrimin e listave të veteranëve. Nga gjykimi im shtrohet dilema se a mos po pret subjekti politik i PDK-së në krye me Kadri Veselin që ta mbajnë peng këtë skandal derisa të ju duhet atyre për ta akuzuar dikë të pa fajshëm. Kjo Qeveri duhet të merret me këto lista të fryra, e jo ta neglizhoj këtë aferë e cila po manipulohet nga partitë opozitare, por edhe ato në pozitë, nga dikush më shumë e nga dikush më pak, për përfitimet e tyre strategjike në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës