Hajnat e politikës së Kosovës, të pasuruar brenda natës, të pa prekshëm nga ligji

Hajnat e politikës së Kosovës,  të pasuruar brenda natës, të pa prekshëm nga ligji
Hajnat e politikës së Kosovës,  të pasuruar brenda natës, të pa prekshëm nga ligji

Faik Krasniqi

  • 09 August 2020 - 13:09

Shkruan: Faik Krasniqi

”As ligji për verifikimin e pasurisë dhe ligji Vetting nuk do të kishte efekt, deri sa këta janë mbi ligjin dhe me këtë drejtësi madje do të dilnin të pastër. Një gjë e tillë do të bëhej kur të bëhemi shtet normal, dhe pa shumicën e këtyre njerëzve në skenën politike. Atëherë do të zbuloheshin të gjitha pasuritë e tyre të vjedhura nga ky popull, edhe vendet se ku i kanë pastruar”.

“Në Kosovën e pasluftës janë vjedhur me miliarda euro nga buxheti i shtetit në forma të ndryshme, por edhe nga pasuritë tjera të shtetit, duke filluar nga privatizimi i ndërmarrjeve publike. Nëse e shikojmë që asnjë politikan nuk është dënuar me burgim për krim të organizuar dhe korrupsion, me të vërtetë të krijohet përshtypja që krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë është vetëm perceptim, edhe pse realiteti është ndryshe. Sidoqoftë, vetë deklarimi i pasurisë nuk do të thotë asgjë, sepse as çerekun e pasurisë nuk e deklarojnë. As ligji për verifikimin e pasurisë dhe ligji Vetting nuk do të kishte efekt, deri sa këta janë mbi ligjin dhe me këtë drejtësi madje do të dilnin të pastër. Një gjë e tillë do të bëhej kur të bëhemi shtet normal, dhe pa shumicën e këtyre njerëzve në skenën politike. Atëherë do të zbuloheshin të gjitha pasuritë e tyre të vjedhura nga ky popull, edhe vendet se ku i kanë pastruar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".