Këta politikanë, shumë i duroj kjo tokë?!

Këta politikanë, shumë i duroj kjo  tokë?!
Këta politikanë, shumë i duroj kjo  tokë?!

Skender Mulliqi

  • 09 gusht 2020 - 16:06

Çka është , këtu është.Dhe, shumë pyetje të cilat janë të rëndësisë publike,  edhe kërkojnë përgjigje adekuate publike.Sa na është koklavitur skena politike, zor është edhe të jepen përgjigjet, por ndoshta deri diku .Mjetët e informimit gjatë këtyre viteve  kan pasur  shumë punë .Kan pasur shumë ngjarje të rëndësishme, shumë ndodhi , e shumë fenomene negative të cilat e goditën Kosovën e pas luftës.Madje  ndodhën edhe vrasje për motive politike.Liritë elementare dhe të drejtat e qytetarëve   ende nuk janë të nivelit të   dëshiruar.Unë për vete dëshirojë që të gjithë popujtë e botës edhe populli im ti kenë të drejtat që u takojnë më konventa ndërkombëtare.Kohët dhe rrethanat historike na kan pru deri këtu ku jemi.Në  kontestin historikë shumë pak kemi ndryshuar nga logjika e vjetër e të menduarit . 

 Kosova erdhi deri të liria pas shumë  vitëve dhe pas shumë sakrificave njerëzore e materjale.Qysh kur u organizuan shkollat paralele dhe filluan   përgatitjët për luftë  , si dhe kur për president te Kosovës, u zgjodhë dr.Ibrahim Rugova , më duket mua së është zgjedhur problemi  i Republikës .Por, problemi i të bërjës shtet si duhet  nuk është zgjidhur ende!Kjo nuk po bëhët së presidenti ndrrojë jetë në vitin 2006. Vdekja  e Rugovës la zbrazëtirë  të madhe në jetën politike të Kosovës. Nuk pati kush e zëvëndëson në mënyrë të denjë.Këta që u ngjitën në pushtet pas tij, nuk e kan dijën , e as vullnetin politike të punojnë mirë. Dhe, kështu erdhem ku erdhëm më 100 adalete në një fazë që të luftojmë për jetë a vdekje. Për jetë a vdekje të Kosovës si shtet , dhe të luftojmë  për  një jetë më të mirë , se shumica qenqe janë duke  jetuar! Kur shtyhet diqka më zor, edhe me zor rregullohen punët .Kosovën në këtë deregje e prun qeveritë që nuk punuan për interesin e qytetarëve , por  punuan për interesin e pushtetarëve. Pushtetin e humbën më votë të lirë, por këtë pushtet të humbur e kthyen më qyk të  zorit. U  bashkuan humbësit që mos ti humbin pasuritë  e kontrabanduara, që mos të humbin pozitat pushtetare, së përfitimet  po i lidhin fort  njeri më tjetrin . Milionerët e politikës , nuk lanë gurë pa lëvizur që ta rrëzojnë Qeverinë e mire Kurti.Nuk ka kush që më bindë së kjo punë , u bë për të mirën e Kosovës?!Këto ishin marifete të tyre politike, të plasuara për opinion , ishin paravan për ta kthyer pushtetin e humbur. Ama    çdo ditë u paraqitën para gazetarëve , thua së ka kërcitë kiameti  mbi këtë tokë, pse më në fund  erdh në pushtet një koalicion qeverisës, I cili vërtetë ishte shpresa e këtij populli .E morën pushtetin në mënyrë tinzare e hileqare , së  kështu do të vazhdojnë  hajnit ,deri sa nuk do të kemi një revoltë qytetare për ti hequr qafe këta keqbërës të pangopashëm , që e kan kapur shtetin fort për gryke. Cili institucion i shtetit është duke punuar mirë? Pak e hiq. Po na qesin hi syve , së punët nuk janë keq në Kosovë! Këta  politikanë , shumë i duroj kjo tokë ?!E kan çbi Kosovën duke e plaqkitur, veq ju ka mbetur edhe më e shitur! E kan lënë këtë popull aqik të ngujuar si në burgun famekq të Kolldiçit!I vetmi vend ku qytetarët e saj janë mbyllur hermetikisht nga Evropa e Civilizuar! Kohën e fundit është duke na qitë fare pandemia, e këta kan mbetur duke bërë sehir!Kan mbetur duke I numëruar viktimat e virusit pa bërë   gadi asgjë .Çdo ngjarje politike  po e shfrytëzojnë për marketing politik ,po e shfrytëzojnë  për ta zhvendosur vëmendjën e qytetarëve nga problemet që po vlojnë . E kan shëndruar Parlamentin në “Klub të Cirkut”, dhe atë  qëllimisht.E kan okupuar shumë hapësirën informative  pikërisht për arritjën e qëllimeve të tyre?!  Me shpallë konkurs , nuk kishim gjetur ma klasë hileqare politike. Edhe rastin e fundit të hyrjës të gjandarmërisë serbe ne Karaqevë , po e shfrytëzojnë  që edhe  disa ditë të zhvendosët vëmendja  në këtë temë?! Pak e  hiq dert   e paten  së po na cenohet sovraniteti dhe integriteti territoral i Kosovës…?! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".