Të inkriminuarit në krye të shtetit, në kërkim të mbështetjes së humbur mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian

Të inkriminuarit në krye të shtetit, në kërkim të mbështetjes së humbur mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian
Të inkriminuarit në krye të shtetit, në kërkim të mbështetjes së humbur mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian

Gani Qarri

  • 09 gusht 2020 - 17:09

Shkruan: Gani Qarri

“Politika e degjeneruar kosovare jo vetëm se ka kohë që po tregohet krejtësisht e pa aftë, por edhe e papjekur, madje aspak serioze dhe pa takt as sens diplomatik, e dështuar për turp, që nga fillimi deri në fund, e cila pas gjithë atyre të këqijave që i bëri vendit, për shkak të amatorizmit gërditës dhe paaftësisë katastrofale, tanimë ka filluar të krijoi edhe ndasi e diferencim në mes të aleatëve kryesor, si SHBA-së dhe BE-së, të cilat ndihmuan që nga çlirimi i vendit dhe shtet ndërtimi i Republikës së Kosovës, deri në shpalljen e pavarësisë, njohjet dhe të gjitha integrimet në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, nga atëherë deri më sot.”

-Sa herë shohë politikanët tërësisht dështak, krejtësisht amator dhe totalisht asgjë bërës të Kosovës, më duket se po shohë sivëllezërit e tyre jug-afrikan apo latino-amerikan, të cilët njëjtë si kasta asgjësuese e popullit dhe shtetit të Kosovës, në gjithë karrierën politike dhe biografitë e veta prej udhëheqësish sharlatan, si sukseset më të mëdha, kanë të shënjuara hajnin, korrupsionin dhe krimin e organizuar, disa nga të cilët, për veprat e lartcekura, dënohen pasi të bien nga pushteti, disa kërkojnë shpëtim duke ikur në azil, e disa të tjerë as që trazohen fare dhe vdesin, pa u përballur asnjëherë me drejtësinë, njëjtë si në shtetin-shembull për prokurori dhe drejtësi të kapur, në Kosovë.

Politika e degjeneruar kosovare jo vetëm se ka kohë që po tregohet krejtësisht e pa aftë, por edhe e papjekur, madje aspak serioze dhe pa takt as sens diplomatik, e dështuar për turp, që nga fillimi deri në fund, e cila pas gjithë atyre të këqijave që i bëri vendit, për shkak të amatorizmit gërditës dhe paaftësisë katastrofale, tanimë ka filluar të krijoi edhe ndasi e diferencim në mes të aleatëve kryesor, si SHBA-së dhe BE-së, të cilat ndihmuan që nga çlirimi i vendit dhe shtet ndërtimi i Republikës së Kosovës, deri në shpalljen e pavarësisë, njohjet dhe të gjitha integrimet në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, nga atëherë deri më sot. Për aq më tepër vogëlsia groteske e politik bërësve totalisht të dështuar kosovarë nga të dy krahët, nga i ashtuquajturi krahu i luftës por edhe ai i paqes po tregohen tepër hipokrit dhe djallëzor, me aleatët strategjik të Kosovës, me SHBA dhe me Shtetet kryesore të BE-së, të cilët e çliruan Kosovën , duke u sjell me shumë servilitet dhe demagogë në dukje me deklarata retorike bajate e mashtruese të anës pro SHBA dhe asaj, pro BE. Në realitet, politikanët dështak e asgjë bërës të Kosovës të cilët tash e mbi dy dekada po e turpërojnë para gjithë botës, popullin dhe shtetin e Kosovës, me amatorizmin e tyre të trishtë politik dhe paaftësitë tmerruese deri në zhgënjim, në realitet kanë vepruar të kundërtën me qëndrimet dhe veprimet e shteteve super të fuqishme me udhëheqës të shquar të kalibrit global dhe politikan të zot që drejtojnë politikën dhe ekonominë botërore, duke mos përfillur asnjëherë kërkesat, udhëzimet dhe rekomandimet e drejta e dashamirëse të tyre, për demokratizim të vendit, sundim të ligjit dhe ndërtim të shtetit mbi standardet e përparuara bashkëkohore të së drejtës, që do ta forconin rendin e ligjin dhe avanconin popullin dhe shtetin e brishtë të Kosovës. Kjo demagogji e tyre fanatike u përdor në mënyrën më perfide pikërisht tash në momentin më kritik të vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe pritjes për arritjen e marrëveshjes finale, proces në të cilin edhe në të kaluarën ishin së bashku LDK- PDK dhe AAK, treshja e musketarëve sharlatan, e cila edhe tani u bënë bashkë për t`ia grabitur qeverisjen dhe fitoren e ligjshme LVV-së pikërisht nën sloganin e antiamerikanizmit dhe të kinse qasjes së gabuar pro evropiane të qeverisë paraprake të ardhur në pushtet me votat e popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".