Në sirtarët e gjyqësorit të kalbur pushojnë të mykura nën pluhur listat e fryra të veteranëve të UÇK-së

 Në sirtarët e gjyqësorit të kalbur pushojnë të mykura nën pluhur listat e fryra të veteranëve të UÇK-së
 Në sirtarët e gjyqësorit të kalbur pushojnë të mykura nën pluhur listat e fryra të veteranëve të UÇK-së

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 11 August 2020 - 07:47

Shkruan: Reshat Badallaj

“Çka do të ndodhte po të bëhej ky skandal në botën demokratike, në ato vende ku zotëron ligji do të bëhej tërmet, kurse te ne veprojnë pa i trazuar askush, dhe lëre më t´i burgos. A e kemi rastin më të freskët për dënimet e bandës së “Zemun Poljes”, që alias është banda "Pronto". Po, te ne këto janë bërë normale, sepse edhe qytetari i thjeshtë i ka kuptuar dhe bënë me gishtin tregues se ja kjo është hajnia e këtyre krye banditëve. Për të ecur përpara Kosova, duhet një ndryshim rrënjësisht si nga politika e bandave të shtetit dhe duhet shporrur një nga një edhe ata të sistemit të kalbur gjyqësor sepse janë treguar aq puthadorë, sy lesh që na kanë qitur emrin e zi në botën e qytetëruar dhe se ishin të kapur gisht për gishte me bandat mafio-oligarkësh, pra në vallen e turpit, sepse dihet se kush dhe çka bëri për këtë vend”.

-Kjo marrëzi nuk është për tu habitur, se përse i mbulon pluhuri dosjet me listat e fryra të veteranëve, në sirtarët e këtij sistemi të kalbur të drejtësisë, që më së paku mundë ti thuash sistem gjyqësor. Kjo, është shumë kollaj për ta kuptuar sepse të njëjtët vagabond dhe të njëjtit krye hajna serish e kanë kapur pushtetin dhe vetëm i ndërrojnë kohë pas kohe rolet. Si mundë të zbardhet e vërteta kur pikërisht kjo bandë famëkeqe janë ata që përfituan në gjakun e dëshmorëve të kombit. Po të njëjtët kryebanditë janë që me para të këtyre që dhanë gjymtyrët dhe jetën për liri i blen votat dhe morrin pushtetin në dorë dhe u bënë me hajni super milionerë dhe jo vetëm kaq, por siguruan pasuri për 20 e ca breza. Propozimet e bandave banditësh për kinse formime të komisioneve hetimor parlamentare për hetimin dhe pastrim e listave, kjo nuk ka qenë asgjë tjetër pos lojërave të pista që dinin ti bëjnë vetëm këto banda. Pra, vetëm zhurmë kinse po bëjnë diçka në këtë drejtim sa për të mashtruar radhazi popullin dhe me thoni ku janë rezultatet? Kam informata nga qytetaret dhe veçmas nga veteranët e luftës, sepse më kurrën e kurrës nuk do t´i besojnë, por aq shumë u ka dalë boja që populli do t´i dënon me votë këta mashtrues dhe dilinxhi. Vetëm duhet bërë një matematike shumë të thjeshtë se sa e sa është dëmtuar buxheti i Kosovës me këtë hajni nga krye hajnat dhe krye banditët dhe dihet se kjo kope banditësh përfituan në gjakun e tyre. Sa e sa veteranë të luftës bënë vetëvrasje dhe përse? Sepse i tradhtuan dhe i lalë në mëshirën e Zotit, që nuk kishin as lekë për kafshatën e gojës për t´i ushqyer fëmijët, dhe nuk kishin as për ilaçe deri kur zgjodhën nga zori për t´i dhënë fund jetës, ndërkaq, kryebanditët kanë në trup gjësende ari dhe veshje mbi 50 mijë euro, dhe sërish këta të pafytyrë dhe këta krye lehaqen në ditën me diell pa fije turpi dalin dhe lehin duke mashtruar me lloj-lloj mashtrimesh për disa komisione dhe më thoni se a i beson kush? Kjo bandë banditësh aq hajni kanë bërë në gjakun e tyre që jo vetëm se duhet dënuar me votën e lirë, por duhet dënuar edhe me burg. Mirëpo kush t´i dënoj se kjo bandë dihet se përpos pushtetit e kanë kapur për gurmazi edhe këtë sistem të kalbur gjyqësor dhe këta faqezinj vetëm bëjnë aminin dhe nuk guxojnë të hapin gojën për ngëk e mëk, se për ndryshe kjo bandë me kopilë vendin e kanë në burg. Çka do të ndodhte po të bëhej ky skandal në botën demokratike, në ato vende ku zotëron ligji do të bëhej tërmet, kurse te ne veprojnë pa i trazuar askush, dhe lëre më t´i burgos. A e kemi rastin më të freskët për dënimet e bandës së “Zemun Poljes”, që alias është banda "Pronto". Po, te ne këto janë bërë normale, sepse edhe qytetari i thjeshtë i ka kuptuar dhe bënë me gishtin tregues se ja kjo është hajnia e këtyre krye banditëve. Për të ecur përpara Kosova, duhet një ndryshim rrënjësisht si nga politika e bandave të shtetit dhe duhet shporrur një nga një edhe ata të sistemit të kalbur gjyqësor sepse janë treguar aq puthadorë, sy lesh që na kanë qitur emrin e zi në botën e qytetëruar dhe se ishin të kapur gisht për gishte me bandat mafio-oligarkësh, pra në vallen e turpit, sepse dihet se kush dhe çka bëri për këtë vend”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".