Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës nuk e ka guximin të angazhohet në agjendën e dialogut me Serbinë

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës nuk e ka guximin të angazhohet në agjendën e dialogut me Serbinë
Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës nuk e ka guximin të angazhohet në agjendën e dialogut me Serbinë

Riza Smaka

  • 11 August 2020 - 07:55

Shkruan: Riza Smaka

“ASHAK-u, deri tani, edhe në rastet më të shumta delikate e kritike të Kosovës, ishte pasive, indolente madje edhe indiferente, në një anë dhe atëherë kur publikonte ndonjë reagim, prononcimi i saj ishte i zbehtë, formal “ L’art pour L’art”, sa për të thëni diç! Shkaku i pasivitetit dhe i indolencës së tillë të ASHAK-ut, nuk mund të mos jetë edhe fakti se një numër i konsideruar i anëtarëve dhe anëtareve të saj janë të zgjedhur , kryesisht, në vend të preferencave dhe postulateve shkencore e artistike të mirëfillta, sipas interferencave dhe insistencave politike e pushtetare”.

-Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ( ASHAK) , nga viti 2000 e deri në aktualitet, në çastet dhe momentet kritike për Kosovës dhe të kërkuara , në vend të prononcimeve adekuate, kompetente e të qëlluara, zakonisht, e ka zgjedhur heshtjen! Përkundrazi, në një nga shtetet fqinjë të Kosovës , jashtëzakonisht dhe veçanërisht të inspiruar dhe të preokupuar veçanërisht kundër Çështjes së Kosovës, në situata të tilla , Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë ( SANU) , kurdoherë ka vepruar dhe vijon të veprojë agresivisht, aktivisht dhe pandërprere , në stil dhe metodë krejt tjetër, në radhë të parë, nëpërmjet përgatitjeve serioze , publikimeve dhe insistimeve intensive për implementime politike të shumë elaborateve, referateve, analizave , vlerësimeve, opinioneve me së të ndryshme! Në saje të autoriteteve shkencore të të SANU-së, shumica absolute e elaborateve, vlerësimeve , referateve të saja janë pranuar dhe përfillur nga autoritetet shtetërore e politike të shtetit serb!

ASHAK-u, deri tani, edhe në rastet më të shumta delikate e kritike të Kosovës, ishte pasive, indolente madje edhe indiferente, në një anë dhe atëherë kur publikonte ndonjë reagim, prononcimi i saj ishte i zbehtë, formal “ L’art pour L’art”, sa për të thëni diç! Shkaku i pasivitetit dhe i indolencës së tillë të ASHAK-ut, nuk mund të mos jetë edhe fakti se një numër i konsideruar i anëtarëve dhe anëtareve të saj janë të zgjedhur , kryesisht, në vend të preferencave dhe postulateve shkencore e artistike të mirëfillta, sipas interferencave dhe insistencave politike e pushtetare. Ekzekutivi e, rrjedhimisht Legjislativi i Republikës së Kosovës, do të duhej të rishikonin dhe ndryshonin aktin ligjor për ASHAK-un në përshtatje me standardet ndërkombëtare të mirënjohura, veçanërisht , përkitazi me kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e anëtareve dhe të anëtarëve dhe mënyrës së financimit të saj , në vend të modelit administrativ të saj të pagave – rrogave “të siguruara” pavarshëm nga puna , përjashtimisht sipas rezultateve konkrete të punës shkencore e artistike!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".