Akademikët politik që nuk punojnë për shtetin, vetëm e zhvatin buxhetin

Akademikët politik që nuk punojnë për shtetin, vetëm e zhvatin buxhetin
Akademikët politik që nuk punojnë për shtetin, vetëm e zhvatin buxhetin

Faik Krasniqi

  • 11 August 2020 - 15:58

Shkruan: Faik Krasniqi

“Kurrë nuk e kam marr seriozisht këtë Akademi. Për shkak të paaftësisë së tyre dhe jo seriozitetit, asgjë nuk kanë bërë për këtë vend, përveç që marrin paga të majme, për çështjet e mëdha të shtetit, ose s'kanë reaguar kurrë ose kanë reaguar pas një dekade. Përndryshe ata do të duhej të ishin shtylla kryesore e shtetit, për ta drejtuar në binarët e duhur, duke filluar nga ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe çështjet e politikës dhe diplomacisë!”.

Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosovës, më së paku mundë të quhet Akademi. Se sa serioz janë ata "akademik" anëtar të saj, tregon numri i madh i tyre në politikë. Askund në botë nuk ndodh kjo. Akademikët nuk futen në politikë. Edhe nëse futen ai s'ka të bëj më me atë Akademi. Jo të paktën deri sa të jenë pjesë e politikës ose diçkaje jashtë Akademisë. Por ato janë raste shumë të rralla që ndonjë akademik i futet politikës. Kurse tek ne kjo specie e rrallë e këtyre "akademikëve" hanë me dy lugë. Paguhen edhe nga politika nga buxheti i shtetit, edhe nga Akademia po ashtu nga buxheti i shtetit. Kurrë nuk e kam marr seriozisht këtë Akademi. Për shkak të paaftësisë së tyre dhe jo seriozitetit, asgjë nuk kanë bërë për këtë vend, përveç që marrin paga të majme, për çështjet e mëdha të shtetit, ose s'kanë reaguar kurrë ose kanë reaguar pas një dekade. Përndryshe ata do të duhej të ishin shtylla kryesore e shtetit, për ta drejtuar në binarët e duhur, duke filluar nga ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe çështjet e politikës dhe diplomacisë!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".