Ua zuri “bishtin” Gjykata Speciale, duan të mbrohen me Ligjin për vlerat e luftës

Ua zuri “bishtin” Gjykata Speciale, duan të mbrohen me Ligjin për vlerat e luftës
Ua zuri “bishtin” Gjykata Speciale, duan të mbrohen me Ligjin për vlerat e luftës

Naim Miftari

  • 12 August 2020 - 07:44

Shkruan: Naim Miftari

“Ky ligj sillet pas 21 vitesh vetëm kur Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa të tjerëve ju është ngrit aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale e cila do ta konfirmon aktakuzën. Pra ashiqare ky ligj sillet në kuvend kur prapanica e Hashim Thaçit është në rrezik, ky ligj është i lidhur ngush me veprimet e Gjykatës Speciale por në fund vlerat e luftës nuk munden me i mbrojt profiterët e luftës, njerëzit pa kurrizor që UÇK-në e përmendin vetëm kur kanë dobi materiale ese politike për veten e tyre”.

-Ligji kinse i mbrojtjes së vlerave të luftës është ligj i vonuar, dhe nuk është i saktë, e kanë sjell kinse në parlament për ta votuar bash PDK e Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ata që luftën çlirimtare e kanë lënë kinse si konflikt por jo luftë çlirimtare dhe pikërisht këta “patriotët” e vonuar luftën dhe UÇK-në e kanë lënë edhe jashtë Kushtetutës. askund në Kushtetutë nuk përmendet lufta çlirimtare e UÇK-së. Ky ligj sillet pas 21 vitesh vetëm kur Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa të tjerëve ju është ngrit aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale e cila do ta konfirmon aktakuzën. Pra ashiqare ky ligj sillet në kuvend kur prapanica e Hashim Thaçit është në rrezik, ky ligj është i lidhur ngush me veprimet e Gjykatës Speciale por në fund vlerat e luftës nuk munden me i mbrojt profiterët e luftës, njerëzit pa kurrizor që UÇK-në e përmendin vetëm kur kanë dobi materiale ese politike për veten e tyre. UÇK-në dhe ushtarët e lënë pas dore, ish ushtarët e varfër, nuk mundë ti mbrojnë multi milionerët që UÇK-në e kanë shfrytëzuar për të vjedhur dhe për tu pasuruar, duke i kërcënuar kundërshtarët e tyre në biznes dhe në politik. Pra UÇK-ja dhe lufta çlirimtare nuk ndihen kinse janë të mbrojtur nga ata që e keqpërdorën që luftën e UÇK-së e shfrytëzuan për profite të tyre politike dhe materiale . Ky ligj duhet të ndërrohet, duhet të plotësohet dhe duhet të sillet në parlament nga njerëzit me duar të pastra, por jo tani, jo në këtë kohë sepse nëse dhelprës, Hashim Thaçit dhe disa tjerëve ju ka kall bishti nga aktakuza e speciales nuk do të thotë se u kallë bota. Qe 21 vite nuk janë mërzitë fare për luftën dhe vetëm pash pasi erdhi aktakuza ndaj Thaçit, tani kinse duhet të bëhet ligji për ti mbrojt vlerat e luftës. Por ata që janë të pa vlerë nuk mundë të sjellin as të mbrojnë kurrfarë vlere për askënd” .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".