Ndërhyrja e Policisë serbe në Karaçevë, bombë e kurdisur për dialogun me Serbinë

Ndërhyrja e Policisë serbe në Karaçevë, bombë e kurdisur për dialogun me Serbinë
Ndërhyrja e Policisë serbe në Karaçevë, bombë e kurdisur për dialogun me Serbinë

Ragip Guraziu

  • 12 gusht 2020 - 12:01

Shkruan: Ragip Guraziu

Kjo na lë të kuptojmë, për mënyrën si po shfaqet rasti i Karaçevës, dhe kontrolli i asaj pjese të madhe të fshatrave të Kosovës nga xhandarmëria serbe, si një bombë e kurdisur, e fshehur qëllimisht nga politika dhe institucionet, deri në procesin e finales së dialogut me Serbinë, pikërisht për ti bërë ato pazaret e përgatitura nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq për korrigjim kufijsh, pasi që tani kemi dy zona të nxehta, veriun e Kosovës krejtësisht nën kontrollin e strukturave paralele serbe dhe pushtetin paralel serb funksional në komunat me shumicë, dhe provokimet publike të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në anën tjetër, territorin e komunës së Kamenicës, zonë problematike nga provokimet serbe që vazhdojnë nga pas lufta e deri më sot, dhe kjo s'do koment”.

-Edhe 21 vjet pas luftës së UÇK-së, dhe 12 pas shpallje se pavarësisë së Kosovës, në Kosovë ,Serbia po funksionon me strukturat paralele çetnike serbe. Ende pa kaluar tre muaj Xhandarmëria serbe vazhdon të futen në Karaçevë, banorët të shqetësuar kërkojnë ndihmë nga institucionet. Kjo na lë të kuptojmë se po shfaqet rasti i Karaçevës, dhe kontrolli i asaj pjese të madhe të fshatrave të Kosovës nga xhandarmëria serbe, si një bombë e kurdisur, e fshehur qëllimisht nga politika dhe institucionet, deri në procesin e finales së dialogut me Serbinë, pikërisht për ti bërë ato pazaret e përgatitura nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq për korrigjim kufijsh, pasi që tani kemi dy zona të nxehta, veriun e Kosovës krejtësisht nën kontrollin e strukturave paralele serbe dhe pushtetin paralel serb funksional në komunat me shumicë, dhe provokimet publike të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në anën tjetër, territorin e komunës së Kamenicës, zonë problematike nga provokimet serbe që vazhdojnë nga pas lufta e deri më sot, dhe kjo s'do koment. Çka ndodhi në muajin maj të këtij viti? U tha ,edhe pse kanë kaluar 21 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karaçevë të Komunës së Kamenicës, vazhdojnë të ndjehen të rrezikuar nga xhandarmëria e Serbisë, e cila kohë pas kohe futet në territorin e këtij fshati. Përfaqësuesi i banorëve të Karaçevës, Selver Lenjani, ekspozoi të premten para objektit të Qeverisë së Kosovës, dëshmi dhe fakte të futjes së forcave serbe në këtë fshat. Ai edhe njëherë ka kërkuar nga të gjitha institucionet relevante që të merren me problemin e fshatit Karaçevë, pasi që po konsideron se jeta e banorëve të brezit kufitar po vështirësohet, por edhe po rrezikohet. Thotë se kanë frikë që një ditë fshatrat e brezit kufitar do të mbesin jashtë Kosovës. Banorët e Karaçevës me të drejtë kërkojnë nga institucionet relevante që të merren me problemin e Karaqevës. Mirëpo askush nuk merret dhe ka mbetur nën mëshirën e banorëve. Nuk ka institucion relevant në Republikën e Kosovës që nuk e kanë trokitur ata qe 20 vjet me radhë, e xhandarmëria serbe futet kurdo.

Kjo është një situatë e rëndë për banorët, shumë brengosëse dhe frikësohen që kjo pjesë do t’i mbetet Serbisë, sepse me dokumentacion zyrtar që posedojnë banorët e brezit kufitar është tokë e tyre, tokë e Kosovës. Me Karaçevën do të dëshmohet se Serbia ka tradhtuar, ka mashtruar, ka falsifikuar dhe i është servuar faktorit ndërkombëtar.

Sido qoftë urojmë që Brukseli zyrtar t’i korrigjoj gabimet që i ka bërë ndaj territorit të Republikës së Kosovës. Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë është KFOR-i. Hyrja e xhandarmerisë serbe në atë zonë dhe kontrollet që i bëjnë njerëzve, është kërcënim direkt për qytetarët e Karaçevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi. Kjo na lë të kuptojmë, për mënyrën si po shfaqet rasti i Karaçevës, dhe kontrolli i asaj pjese të madhe të fshatrave të Kosovës nga xhandarmëria serbe, si një bombë e kurdisur, e fshehur qëllimisht nga politika dhe institucionet, deri në procesin e finales së dialogut me Serbinë, pikërisht për ti bërë ato pazaret e përgatitura nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq për korrigjim kufijsh, pasi që tani kemi dy zona të nxehta, veriun e Kosovës krejtësisht nën kontrollin e strukturave paralele serbe dhe pushtetin paralel serb funksional në komunat me shumicë, dhe provokimet publike të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe në anën tjetër, territorin e komunës së Kamenicës, zonë problematike nga provokimet serbe që vazhdojnë nga pas lufta e deri më sot, dhe kjo s'do koment”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".