Të kushtëzohet Serbia me dialogun në Bruksel pas provokimeve të fundit me ndërhyrje në Karaçevë

Të kushtëzohet Serbia me dialogun në Bruksel pas provokimeve të fundit me ndërhyrje në Karaçevë
Të kushtëzohet Serbia me dialogun në Bruksel pas provokimeve të fundit me ndërhyrje në Karaçevë

Faik Krasniqi

  • 12 gusht 2020 - 15:44

Shkruan: Faik Krasniqi

“As pas heqjes se taksës BE-ja nuk na "shpërbleu" me liberalizim te vizave. Lojë dyfytyrëshe. Nëse vazhdon kështu këto bisedime mund të zgjasin edhe me vite të tera. Pa rezultate konkrete, Kosova do të ketë vetëm stagnim dhe politikanët tanë si temë dhe "prioritet" do ta kenë vetëm dialogun me Serbinë. Avazi i zhvatjes së shtetit dhe tenderëve do të vazhdojë!”.

Nuk është hera e parë që ushtria serbe futet në territorin e Kosovës. Ata janë futur edhe më herët. Futen ndoshta çdo ditë dhe ne nuk e dimë. Do të futen edhe në të ardhmen. Të paktën deri sa të bëhemi seriozisht shtet. Gjate bisedimeve me Serbinë kemi shumë kushte për të vendosur për të vazhduar dialogu, gjë të cilën nuk e kemi bërë para nisjes së bisedimeve. Kjo është edhe një ndër arsyet kryesore pse akoma s'kemi një marrëveshje përfundimtare, sepse as Serbia dhe as BE-ja nuk i ka marrë seriozisht politikanët tanë që në Bruksel kanë shkuar me duar në xhepa. As për liberalizim të vizave s'kemi qenë këmbëngulës, edhe pse kemi pasur karta të forta si taksen dhe bisedimet për ta kushtëzuar Bashkimin Evropian, që me ngulm insistonin për heqjen e taksës. Me shume insistonte BE-ja se sa vetë Serbia. As pas heqjes se taksës BE-ja nuk na "shpërbleu" me liberalizim te vizave. Lojë dyfytyrëshe. Nëse vazhdon kështu këto bisedime mund të zgjasin edhe me vite të tera. Pa rezultate konkrete, Kosova do të ketë vetëm stagnim dhe politikanët tanë si temë dhe "prioritet" do ta kenë vetëm dialogun me Serbinë. Avazi i zhvatjes së shtetit dhe tenderëve do të vazhdojë!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".