Mjaft me tolerimin e provokimeve të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës

Mjaft me tolerimin e provokimeve të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 13 August 2020 - 07:31

Shkruan: Hajrullah Tërnava

“Mendoj se edhe institucionet ndërkombëtare duhet të intervenojnë dhe tua tërheqin vërejtjen institucioneve të Serbisë për këto aktakuza, por edhe institucionet kosovare duhen të reagojnë për këto aktakuza të falsifikuara dhe ta njoftojnë opinionin ndërkombëtar për këto ndodhi, e sidomos KFOR-i të merret me këto çështje. E nga ana tjetër është momenti i fundit që pala Kosovare të nxjerr kushtëzimet para tavolinës së bisedimeve në Bruksel, duke mos pranuar që të futet në këtë proces si palë e nënshtruar nga ata që përdhunuan dhe kryen krime në Kosovë”.

-Politikat kosovare tash e një kohë të gjatë nuk i ka në prioritet çështjet e rëndësishme shtetërore prandaj jemi këtu ku jemi. Edhe kur është krijua kjo qeveri, shumica e kishin të qartë se kjo qeveri nuk e kishte substancën e sajë të kuadrove të tilla që ti zgjidhe çështjet shtetërore, sikur që po shihet edhe tani në vepër. Qeveria Hoti me mënyrën e formimit të sajë dhe me kuadrin që është e përfshirë në këtë qeveri, është e pritshme tani që të ballafaqohet edhe me dështimet për këtë situatë të krijuar tani, prandaj përballë provokimeve serioze që po i bëhen shtetit këto ditë nga ana e Serbisë, nuk ka reagime adekuate. Kjo për faktin se qysh në fillim të punës së sajë, kjo qeveri u pajtua për shumë çështje që ishin në disfavor të Kosovës, sikur mos inicimi i njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës nga shtete tjera, apo anëtarësimet në institucione ndërkombëtare, si INTERPOL, UNESKO e shumë tjera, e që me këtë nënkuptohet një politikë pacifiste, destruktive, nënshtruese e Kosovës ndaj Serbisë. Tash më është e pa mundur të numërohen se sa flete arreste i ka ngritur e po i ngritë Serbia ndaj is pjesëmarrësve të UÇK, madje edhe me akuza të falsifikuara përmes Interpolit, e kjo po i bije se kosovarët paskan bërë agresion ndaj Serbisë, në brendësinë e sajë territoriale, e jo në të kundërtën, që Kosova ishte e sulmuar dhe ishin bërë masakra të tëra në tërë territorin e sajë. Janë rreth 800,000 banor të përndjekur me spastrime e një territori të tërë që e kishte bërë Serbia me paramilitarët, ushtrinë dhe milicin e sajë. Ndërhyrjet e tanishme si konflikte nëpër fshatrat shqiptare, rrethe kufirit, sikur rasti në Karaçevë e shumë ndërhyrje tjera, që në shumë raste as nuk përmenden nga pushteti, përpos nga popullata në ato troje që jetojnë dhe po i përjetojnë ato kërcënime, janë ndërhyrje të shpeshta, dhe jo rastësisht tani nëpër ato vende kanë fillua popullata edhe të shpërngulen nga presioni i forcave serbe, si ato të xhandarmërisë apo policisë së tyre. Të freskëta i kemi ato skenat e para disa viteve në një fshat të Podujevës që ishin edhe të incizuar kur policia serbe i burgosi policin kosovare në territorin e sajë dhe ashtu të lidhur i tërhoqi zvarrë duke i treguar opinionit edhe në TV. A nuk ishin këto konsekuenca dëshpëruese dhe shqetësuese për opinionin kosovar dhe civilizimin në tërësi. Tani bëhet një pyetje se sa gjyqe po u dashka të krijohen për ti gjykua përfaqësuesit e UÇK-së?! A nuk po mjaftuaka Gjykata Speciale që u krijua me seli në Hagë që veq ka filluar punën?! Mendoj se edhe institucionet ndërkombëtare duhet të intervenojnë dhe tua tërheqin vërejtjen institucioneve të Serbisë për këto aktakuza, por edhe institucionet kosovare duhen të reagojnë për këto aktakuza të falsifikuara dhe ta njoftojnë opinionin ndërkombëtar për këto ndodhi, e sidomos KFOR-i të merret me këto çështje. E nga ana tjetër është momenti i fundit që pala Kosovare të nxjerr kushtëzimet para tavolinës së bisedimeve në Bruksel, duke mos pranuar që të futet në këtë proces si palë e nënshtruar nga ata që përdhunuan dhe kryen krime në Kosovë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".