Kryesit e krimeve heshtin kot para Gjykatës Speciale, krimet janë të faktuara dhe dëshmuara

Kryesit e krimeve heshtin kot para Gjykatës Speciale, krimet janë të faktuara dhe dëshmuara
Kryesit e krimeve heshtin kot para Gjykatës Speciale, krimet janë të faktuara dhe dëshmuara

Nexhat Haziri

  • 13 August 2020 - 07:37

Shkruan: Nexhat Haziri

“Heshtën apo nuk heshtën të ftuarit nga Gjykata Speciale, para prokurorëve të këtij institucioni të drejtësisë, mendoj se shumica e veprave me të cilat ngarkohen një numër jo i vogël nga të intervistuarit, janë të dëshmuara dhe të faktuara edhe nga dëshmitarët por edhe nga shërbime të ndryshme ndërkombëtare të vendeve mike të Kosovës, sidomos për vrasjet që kanë të bëjnë më zyrtarët e lartë të LDK-së dhe të presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, por edhe vrasjeve të tjera të civilëve pa marrë parasysh se cili ka qenë nacionaliteti i tyre”.

-Shqetësim i Rexhep Selimit për mundësinë hedhjes së përgjegjësisë eventuale të shkeljes së ligjeve të luftës, nga niveli më i lartë i hierarkisë komanduese, tek disa epror të vegjël për ti shpëtuar drejtësisë drejtuesit kryesor që kanë komanduar dhe lejuar shkeljet eventuale të ligjeve të luftës, është më së e vërtetë dhe kjo nuk është diçka që është zbuluar nga ai. Frikësimi nga njëri tjetri gjatë intervistës së tyre sit ë dyshuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale është evidente, pra edhe të vet z. Selimi. Deklaratat e të ftuarve në Gjykatën Speciale se gjoja po e mbrojnë UCK-në, janë krejtësisht të pavërteta sepse para prokurorëve ata përgjigjen vetëm për veprimet e tyre të dyshuara, dhe se Gjykata Speciale nuk e ka traget UCK-në si formacion ushtarak, por individët qofshin këta ushtar apo edhe nga niveli I lartë I hierarkisë komanduese. Heshtën apo nuk heshtën të ftuarit nga Gjykata Speciale, para prokurorëve të këtij institucioni të drejtësisë, mendoj se shumica e veprave me të cilat ngarkohen një numër jo i vogël nga të intervistuarit, janë të dëshmuara dhe të faktuara edhe nga dëshmitarët por edhe nga shërbime të ndryshme ndërkombëtare të vendeve mike të Kosovës, sidomos për vrasjet që kanë të bëjnë më zyrtarët e lartë të LDK-së dhe të presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, por edhe vrasjeve të tjera të civilëve pa marrë parasysh se cili ka qenë nacionaliteti i tyre”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".