Qeveria që nuk po mund ta kalojë provimin, edhe më tej po futet llugave

Qeveria që nuk po mund ta kalojë provimin, edhe më tej po futet llugave
Qeveria që nuk po mund ta kalojë provimin, edhe më tej po futet llugave

Shefik Shkodra

  • 13 August 2020 - 07:52

Shkruan: Shefik Shkodra

“Çdonjëri e di se, bisedat jo transparente për marrëveshje çfarëdo qoftë me Serbinë do të sjellë komplikime, më parë kësaj qeverie do t'ia prishë strofkën. Ju edhe pa bisedime për marrëveshje nuk keni mundur të afroni gjendjen në këtë kohë pandemie. Edhe ashtu, tash gjendja e përgjithshme te ne është shumë e pavolitshme për shpërndarje të kuvendit. Veç nëse jeni të lodhur dhe nuk jeni në gjendje të vazhdoni më tutje. Apo ndoshta, z. Kryetar i Qeverisë, je i ngarkuar që të merresh me një farë konspiracioni të sërishëm, pa transparencë e pa opinionin e bashkëkoalicionistëve të juaj. Krejt kjo mënyrë e rifilluar do t'u linte pa fytyrë po se po, si dhe pa ndonjë fryt lidhur me mënyrën qeverisjes së juaj edhe në politikën e jashtme”.

-Vetëm ngushtë e më ngushtë po futeni. Mendoj nganjëherë që këta nuk i kap asnjë tekst e asnjë fjalë e askujt. Nuk i prekë ndjenja e tokëzimit këta tipat e një farë politike amatoreske, egzotike, koftra produktive. Nuk dëgjojnë e nuk llogarisin se në çfarë gremine po futen. E kanë marrë me siklet dialogun për një marrëveshje me Serbinë me shpejtësi, një ekip të përbashkët. Ndoshta janë me kohë të përgatitur se vetëm këta e dinë se si ta sjellin marrëveshjen të gatshme në tavolinë. Për diçka që vetëm ata e mendojnë veten se do ta bëjnë "fetin" me do retorika para opinionit publik, po pa kurrfarë logjike e arsye. Dhe mënyra se si po kalojnë përreth asaj që quhet UNITET, nuk do të ketë sukses dhe as marrëveshje, kur po shihet farsa e tyre. E shohin se, reagimet nga bashkëkoalicionistët janë çelë. Nuk mund ta dijë njeriu ku e kanë llogarinë. Kemi thënë edhe më parë se, kjo qeveri nuk ka autoritet dhe e dyta, nuk është sovrane dhe e pavarur. Nga ndikimet e drejtpërdrejta do të pësojë debakël. Do të duhej që gjithsesi të mos lajthiten, duke nënçmuar edhe përfaqësuesit e koalicionit, ndryshe do t'i vinte radha për mocion të padiskutueshëm. Do t'u hasë sharra në gozhdë. Për çështje të marrëveshjes me Serbinë, nuk duhet lënë anash e as opozitën. Nuk do të ketë sukses ardhja dhe shkuarja në Bruksel pa një ekip të unitetit. Pa përgjegjësia para përfaqësuesve të koalicionit por edhe të opozitës do të ishit në një gjendje jo legjitime. Çdonjëri e di se, bisedat jo transparente për marrëveshje çfarëdo qoftë me Serbinë do të sjellë komplikime, më parë kësaj qeverie do t'ia prishë strofkën. Ju edhe pa bisedime për marrëveshje nuk keni mundur të afroni gjendjen në këtë kohë pandemie. Edhe ashtu, tash gjendja e përgjithshme te ne është shumë e pavolitshme për shpërndarje të kuvendit. Veç nëse jeni të lodhur dhe nuk jeni në gjendje të vazhdoni më tutje. Apo ndoshta, z. Kryetar i Qeverisë, je i ngarkuar që të merresh me një farë konspiracioni të sërishëm, pa transparencë e pa opinionin e bashkëkoalicionistëve të juaj. Krejt kjo mënyrë e rifilluar do të ju linte pa fytyrë po se po, si dhe pa ndonjë fryt lidhur me mënyrën qeverisjes së juaj edhe në politikën e jashtme”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".