Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin në siklet i reagon Thaçit për themelimin e çmimit “Adem Demaçi”

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin në siklet i reagon Thaçit për themelimin e çmimit “Adem Demaçi”
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin në siklet i reagon Thaçit për themelimin e çmimit “Adem Demaçi”

Ragip Guraziu

  • 13 August 2020 - 11:30

Jo veç Vulin i kujdestaron për zhvillimet në Kosovë, reagon që Thaçi themeloi çmimin “Adem Demaçi”, por gjithë elita politike serbe i kanë lexuar mentalitetin e brishtë të eltës politike kosovare,duke filluar nga Qeveritë e pas lufte,se tek shqiptarët, ''perqaj e fito''... Hasmin në mes vete i konvenon vetëm armikut tonë shekullorë,që i bie Serbisë,dhe kur shofin se shqiptarët po bëhen bashkë,menjëherë pa një pa dy vuhën në siklet serbët dhe me një fjalë me një ide millosheviqianje,e kanë bindë e gjithë Botën se Serbia ështe viktima jo Kosova dhe politika e Milloshit e tëra në sistem veprimi dhe Kosova në dy gjujnë,dhe e gjithë bota e ka humbur besimin tek ne,veq ata që shtirren se kjo tani po shifet se kjo elitë politike e Kosovës,ku e solli Kosovën ?!  

 Këto ditë Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka vlerësuar se rreziku më i madh në rajon është përpjekja për krijimin e Shqipërisë së Madhe duke i akuzuar ndërkombëtarët që po heshtin. 

 Ai shkoi aq lartë ku tha se ; “Kërcënimi më i madh ndaj sigurisë në rajon është tentimi për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Unë këtë e përsëris sepse kjo po konfirmohet në vazhdimësi. Tentimi për ta krijuar Shqipërinë e Madhe nuk e godet vetëm Serbinë, por edhe Maqedoninë Veriore e Malin e Zi. Kjo është diçka që nuk do të përfundojë pa një të keqe të madhe” ka thënë Vulin. 

 Duke e komentuar vendimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të themeluar urdhrin Adem Demaçi ai ka akuzuar ndërkombëtarët që po heshtin si dhe “shqiptarët që kanë ambicie territoriale ndaj Sanxhakut”. 

 “Këtë nuk po e bën Serbia,  Serbia s’po kërkon territor të askujt. Dhe prapë heshtje e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është ajo që më frikëson mua. Këto janë planet e vjetra të shqiptarëve, kështu ka qenë gjithmonë dhe ne dimë se si të merremi me këtë” ka thënë ai. 

 Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili tha se "kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë është hequr sipas parimit të Shengenit". Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin thotë se kjo është një përpjekje për krijimin e "Shqipërisë së Madhe", e cila sipas tij, "nuk mund të krijohet pa konflikte në mbarë Ballkanin, e jo vetëm me Serbinë“. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka akuzuar autoritetet në Prishtinë për "cënimin e stabilitetit rajonal". Ajo shfrytëzoi rastin për të krahasuar Kosovën me Republikën Srpska në Bosnjë-Hercegovinë. 

 "Duket qartë se tani po flitet për kufijtë, e si është e mundur që kjo të vlejë vetëm për disa, e jo edhe për Republikën Serpska“, tha Brnabiq.  

 Menjëherë pas këtyre deklaratave kanë reaguar edhe autoritetet në Sarajevë. Anëtari i Presidencës së B-H, Zhelko Komshiq tha se "kufijtë e B-H nuk mund të kontestohen në asnjë mënyrë, pavarësisht se çfarë ndodh mes Kosovës dhe Shqipërisë“. „Pse dikush mendon se politika e viteve 90-të tani mund të japë rezultate të tjera? Në vend se t'i kthehen bashkëpunimit, integrimeve evropiane dhe stabilizimit të rajonit, ata me këmbëngulje po përpiqen të tërheqin paralele totalisht të paqëndrueshme mes B-H dhe Kosovës", thotë anëtari kroat në Presidencën e B-H, Zhelko Komshiq. Ndërsa anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviq pohon se përpjekjet për cënimin e integritetit territorial apo ndryshimet e kufijve, "nuk do të kontestonin ekzitencën e B-H, por do të cënonin paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit, sepse kjo do t'i jepte fund Marrëveshjes së Dejtonit, pra edhe strukturave të brendshme etnike të B-H". 

 Sllobodan Millosheviqi,(kush e mban mend),ani ne shqiptarët, ku në bised para ndërkombëtarëve ju ka thënë kështu;  ''Na lejoni ne të punojmë me ta se ata vetëm neve na dinë sikletin se askush nuk ua dinë atyre veset ,sepse ata veq (dajakun e meritojnë,që i bie kërbaqi),që i bie pos mos ishim ne mbi kokat e tyre,ata -shqiptarët nuk e kishin ndie frikën,dhe kështu ne kemi kapacitetin dhe fuqin dhe mundemi edhe për disa shekuj t'i futemi në nësjetullara tona. 

 Ndryshe; Reagon edhe BIK: Komunikata e Speciales për Thaçin e Veselin veprim politik 

 Pas gati dy muajsh nga dita kur Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka dorëzuar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar Bashkësia Islame e Kosovës. 

 Përmes një komunikate drejtuar mediave, BIK’u e konsideron komunikatën e prokurorëve ndërkombëtarë si veprim politik që dëmton vetë kredibilitetin dhe besueshmërinë e Gjykatës dhe kauzën dhe misionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

 “Atakimi i vlerave të UÇK-së po bëhet në emër të drejtësisë me veprime të padrejta dhe në kundërshtim me parimet dhe praktikat e drejtësisë ndërkombëtare. Tentimi për ta paraqitur kriminale luftën e drejtë të UÇK-së është tentim për ta barazuar kriminelin me viktimën”, thuhet në postimin e BIK’ut. 

 Në BIK thonë se ky veprim i Speciales përbën shkelje të të drejtave të njeriut si dhe shkel parimin bazë të drejtësisë, prezumimin e pafajësisë. 

 “Ne, si edhe tërë populli, UÇK-në e konsiderojmë vlerën më të madhe dhe më të suksesshme në historinë më të re të popullit tonë dhe të cilën e ruajmë me shumë mburrje. E ritheksojmë edhe një herë se lufta mbrojtëse e UÇK-së, e cila është bërë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, ka qenë e drejtë dhe do të mbetet përgjithmonë e tillë”, thuhet në postim. 

 Ndryshe, më 24 qershor të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. 

 Aktakuza pretendon se Thaçi dhe Veseli dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 personave. Në njoftimin nga Haga thuhet se një gjykatës i procedurës paraprake është duke e shqyrtuar aktakuzën dhe do të marrë vendim nëse do ta konfirmojë atë.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".