Ja pse duhet të shkarkohet urgjentisht Qeveria Hoti e varur nga Lista serbe e Goran Rakiqit

Ja pse duhet të shkarkohet urgjentisht Qeveria Hoti e varur nga Lista serbe e Goran Rakiqit

Gani Qarri

  • 13 August 2020 - 12:33

Shkruan: Gani Qarri

“Nëse Qeveria Hoti, vetëm për të mos u acaruar me Goran Rakiqin dhe Listën serbe, vazhdon, kështu siç ka filluar për të mos u marrë as ballafaquar seriozisht me asnjë nga obligimet kryesore dhe përgjegjësit jetike që asaj i takojnë, si siguria e jetës së qytetarëve dhe ruajtja e territorit të shtetit, nga ndërhyrjet brutale të bandave serbe,duhet urgjentisht të shkarkohet nga pushteti dhe të vjen një qeveri e re, e votuar nga populli. Siç dihet tanimë publikisht, që nga formimi i kësaj qeverie të sikletshme me votat e trishta, të duarve të zgjatura të Vuçiqit si Lista serbe, edhe nëse Avdullah Hoti ende nuk e ka kuptuar, Marko Gjuriq menjëherë ua ka bërë me dije nga Beogradi, atij dhe gjithë politik bërësve të degjeneruar të Kosovës, se Qeveria Hoti, është plotësisht në duart e Serbisë e cila pa votat e Listës serbe, jo vetëm se nuk mund të marrë asnjë vendim, por as nuk mund të mbijetojë asnjë minutë, nëse nuk e ka bekimin e Goran Rakiqit”.

-Qeveria aktuale, përveç Listës serbe që ka rol vendimtar në të, ka hy në aleancë edhe me disa nga partitë e njohura si parti-banda, të cilat u bënë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti dhe mbrojtjen e vetvetes nga ndjekja penale, për aktet makabre kundërligjore, të kryera nga ata, gjatë dhe pas luftës. Vet koha dhe kushtet në të cilat u imponua, si dhe mënyra se si u formua kjo qeveri kukull dhe gjysmake e Avdullah Hotit,pa mundësi të marrjes së asnjë vendimi me rëndësi, pa miratimin e Listës serbe, dëshminë se shumë më mirë, do të ishte,qysh atëherë,që të mos formohej fare, se sa të shpresojë ende ky popull i shumëvuajtur se gjoja vërtetë Kosova edhe nën këto kushte e rrethana, ka "Qeveri"! Nëse Qeveria Hoti, vetëm për të mos u acaruar me Goran Rakiqin dhe Listën serbe, vazhdon, kështu siç ka filluar për të mos u marrë as ballafaquar seriozisht me asnjë nga obligimet kryesore dhe përgjegjësit jetike që asaj i takojnë, si siguria e jetës së qytetarëve dhe ruajtja e territorit të shtetit, nga ndërhyrjet brutale të bandave serbe,duhet urgjentisht të shkarkohet nga pushteti dhe të vjen një qeveri e re, e votuar nga populli. Siç dihet tanimë publikisht, që nga formimi i kësaj qeverie të sikletshme me votat e trishta, të duarve të zgjatura të Vuçiqit si Lista serbe, edhe nëse Avdullah Hoti ende nuk e ka kuptuar, Marko Gjuriq menjëherë ua ka bërë me dije nga Beogradi, atij dhe gjithë politik bërësve të degjeneruar të Kosovës, se Qeveria Hoti, është plotësisht në duart e Serbisë e cila pa votat e Listës serbe, jo vetëm se nuk mund të marrë asnjë vendim, por as nuk mund të mbijetojë asnjë minutë, nëse nuk e ka bekimin e Goran Rakiqit.

Ndaj kjo edhe ka bërë që Qeveria Hoti të tregohet e tillë, tërësisht e ngathët dhe e pa fuqishme përballë provokimeve serioze që po i bëhen popullit dhe shtetit të Kosovës këto ditë nga ana e Serbisë,si ndërhyrjet brenda territorit dhe shpallja e fletë arresteve përmes INTERPOL-it për qytetarët e Kosovës, madje faj e pa faj dhe me akuza të fallcifikuara nga Serbia. Pikësëpari Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht ti ndërpres të gjitha takimet dhe të deklarojë publikisht se nuk do të marr pjesë në bisedime,me një shtet agresor si Serbia,e cila përveç faktit se tash e sa vite,nuk solli para drejtësisë asnjë nga kriminelët serb të luftës të cilët, vranë, përdhunuan në masë, masakruan dhe kryen gjenocid mbi shqiptarët në Kosovë, përderisa në njërën anë bënë sikur zhvillon bisedime për të përfituar kohë dhe hapur kapituj të ri me BE-n, në anën tjetër, dërgon në iNTERPOL, urdhrat e arrestimit për ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët luftuan, jo për të pushtuar Serbinë, por për të mbrojtur vendin e vet, shtëpitë, familjet dhe jetën e tyre.

që pas heqjes paraprake të taksës dhe masave të reciprocitetit,si dhe plotësimit të të gjitha kërkesave të paraqitura në mënyrë të njëanshme nga Serbia, kinse për fillimin e bisedimeve, me të cilat në fakt, tani Serbia ka filluar edhe të tallet,është moment i fundit që edhe pala Kosovare të nxjerr kushtëzimet e veta të para në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, duke mos pranuar që të futet serish në këtë proces si palë e nënshtruar nga ata që vranë,përdhunuan, masakruan dhe kryen krime e gjenocid të organizuar shtetëror mbi shqiptarët, gjatë viteve të okupimit të Kosovës nga Serbia fashiste. Për aq më tepër,kundër provokimeve të fundit të Serbisë,kanë reaguar edhe shoqatat e dala nga lufta, duke i bërë me dije kryeministrit Hoti se nuk duhet lejuar tutje provokimet e pandalshme të shtetit serb,dhe bërë apel publik atij edhe në emër të shoqatës, që ti ndërpres bisedimet me Serbinë, përndryshe ai shpejt mundë të përballet me protesta të përditshme, të cilat do të qonin pashmangshëm në rrëzimin e Qeverisë së Hutit. Kjo për vet faktin, se përveç provokimeve të Serbisë, duke ndërhy me ushtar e xhandarmëri në pikë të ditës, brenda territorit të Kosovës, arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit, të dërguar nga Serbia, janë edhe një dhunim më tepër dhe cenim i pa precedan i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bënë jo vetëm Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë.

Loja e tillë e pistë më listat e UÇK-së në Interpol, jo vetëm se është e tepruar, por është edhe shkelje e pa precedan nga vet Bashkësia Ndërkombëtare e cila i ka lejuar Interpolit një veprim kaq të padrejtë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, me ç`rast domosdo shtrohet pyetja se edhe sa falsifikime e akuza tjera e të ngjashme duhet ti toleroj UÇK-ja mbi supet e veta me propozime të Serbisë”, shprehen me të drejtë, mese të indinjuar në kryesinë e OVL të UÇK-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".