Lidhje dyfishe e politikës me krimin, laboratorët privat të licencuar nga Qeveria për testin Covid-19 zhvatin qytetarët e varfër

Lidhje dyfishe e politikës me krimin, laboratorët privat të licencuar nga Qeveria për testin Covid-19 zhvatin qytetarët e varfër
Lidhje dyfishe e politikës me krimin, laboratorët privat të licencuar nga Qeveria për testin Covid-19 zhvatin qytetarët e varfër

Dardan Grapci

  • 14 August 2020 - 07:43

Shkruan: Dardan Grapci

“Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me IKSHPK-në dhe ministrinë e financave është dashur ta krijojnë një fond që të pajisin të gjitha qendrat e mjekësisë familjare me mjete të reja, edhe me laboratorët ku qytetarët do të mundë ti kryejnë testet për COVID-19, me një shumë simbolike, porse jo edhe falas për ata që janë me raste sociale, duke e ditur që laboratorët privat gjithmonë synim e kanë fitimin, ata nuk do të merren me ata persona nëse nuk kanë mjete financiare ose nëse janë me raste sociale”.

-Pushtetarët nuk quhen edhe kot pushtetar, sepse mendojnë se duke u bërë politikanë, ministra, kryeministër apo edhe presidentë, mundë të bëjnë çka të duan, sa që harrojnë se ekziston Kushtetuta dhe ligji i Kosovës. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me IKSHPK-në dhe ministrinë e financave është dashur ta krijojnë një fond që të pajisin të gjitha qendrat e mjekësisë familjare me mjete të reja, edhe me laboratorët ku qytetarët do të mundë ti kryejnë testet për COVID-19, me një shumë simbolike, por pse jo edhe falas për ata që janë me raste sociale, duke e ditur që laboratorët privat gjithmonë synim e kanë fitimin, ata nuk do të merren me ata persona nëse nuk kanë mjete financiare ose nëse janë me raste sociale. Prandaj me të drejtë Melihate Tërmkolli dhe Lutfi Haziri e kanë ngritur zërin kundër politikës që po e bënë Kryeministri Hoti sepse këtu kemi një lidhje dyfishe të politikës me krimin, pasi që laboratorët privat të licencuar nga Qeveria për testin Covid-19 vetëm do të zhvatin qytetarët e varfër Kështu që i bëjë apel Presidencës dhe zyrës së BE-s në Prishtinë që të reagojnë kundër këtij vendimi, sepse qytetarët do të jenë ata që do pësojnë, kurse laboratorët privat do të fitojnë shumë në krah të qytetarëve të varfër dhe të pa punë. Kosova është një ndër vendet me përqindje të lartë të papunësisë, prandaj nëse kjo Qeveri nuk sjell ndonjë ndryshim, unë personalisht iu bej apel qytetarëve që të mos shkojnë ti bëjnë testet tek këto laboratore private, por vetëm në ato shtetërore, edhe nëse duhet të presin për rezultate 1 muaj ose më shumë.”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".