E dhimbshme, bandat e lidhur me krimin për dy dekada po e qeverisin Kosovën

E dhimbshme, bandat e lidhur me krimin për dy dekada po e qeverisin Kosovën
E dhimbshme, bandat e lidhur me krimin për dy dekada po e qeverisin Kosovën

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 14 August 2020 - 13:05

Shkruan: Reshat Badallaj

“Lidhur me këtë situate të bandës së Dulles, nga anët e mia thuhet:"Ujku do mjegull", ndaj këta matrapaz e shkuar matrapazëve tani në ditën me diell sërish e treguan veten me këtë turp hajdutesh, pra u riaktivizuan grupet e interesit, që ndryshe i bie grupe hajnash, sepse e kanë në gjak dhe kjo një ditë jo të largët do të zbardhet me këto "Labarator Privat". Kjo unë nuk do të thosha se është fushatë biznesi, por janë të lidhur me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale dhe nuk ka se si të shpjegohet ndryshe. Këta faqezinj dhe këta banditë të këtyre bandave do ta detyrojnë popullin që të mos respektohen fare këto masa sepse këta nuk kanë bukë të mjaftueshme dhe do t´i detyrojnë edhe të zbrazin xhepin edhe më tej!”.

- Nuk i përkas asaj kategorie njerëzish që shohin vetëm zi e terr e sidomos për vendin dhe kombin tim, përkundrazi tërë jetën jam angazhuar për vendin tim dhe besoj se i´a kam kthyer borxhin, por, nuk mund të thuash se Kosova pas luftës është qeverisur me një qeveri që i shërben popullit, shtetit dhe kombit në përgjithësi. Kosova, mjerisht që nga pas lufta e deri më sot është qeverisur nga grupet mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale, nga krye hajdutët e peshave të rënda,nga krye banditët,nga krye vagabondët, nga klanet mafioze që ia kanë kaluar edhe klaneve të zemunpoljes, pra banda që kanë qenë dhe janë të lidhur me krimin. -Mirë, edhe në qoftë se ka ndonjë birë nënë që nuk pajtohet me të ne do të pyesim vetëm një pyetje shumë të thjeshtë dhe shumë logjike:cila qeveri e kreu mandatin deri në fund dhe përse jo...? Kaq. Natyrisht, se ka nga aty tabor hajnash që nuk pajtohen, sepse këta zagar aq shumë e kanë plaçkitur vendin deri në palcë, që nuk e kanë plaçkitur as nipat e çetnik Drazhes dhe me djersën dhe gjakun e vjedhur u bënë super milionerë. Këta siguruan pasuri deri në 30 breza dhe me thoni tani a i thuhet qeveri e DULLES, që prapa shpinës kanë kopilin e Titos,hajnin e diasporës, pastaj Hashim zezën, harambashin dhe dilinxhin e Brojës. Jo, more,popull se Kosova nuk ecë përpara me këtë mentalitet të njerëzve të sëmurë, këta që janë në qeverisje që nga pas lufta e deri më sot nuk janë asgjë tjetër pos murtaja dhe merimanga e zezë. Vetëm të mendojmë esëll dhe të shohim se ku jemi sot. Po të mos ishte Amerika, Gjermania dhe ndonjë shtet tjetër mik i yni a e dini se ku do ishim ne sot. Më mirë të mos them Qeveri që mashtron,vjedh,premton rrejshëm popullin dhe këtyre banditeve t´i thuhet Qeveri, mosni se gabohemi sa jemi të rëndë dhe kurrë nuk do të na falin brezat e ardhshëm. Lidhur me këtë situate të bandës së Dulles, nga anët e mia thuhet:"Ujku do mjegull", ndaj këta matrapaz e shkuar matrapazëve tani në ditën me diell sërish e treguan veten me këtë turp hajdutesh, pra u riaktivizuan grupet e interesit, që ndryshe i bie grupe hajnash, sepse e kanë në gjak dhe kjo një ditë jo të largët do të zbardhet me këto "Labarator Privat". Kjo unë nuk do të thosha se është fushatë biznesi, por janë të lidhur me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale dhe nuk ka se si të shpjegohet ndryshe. Këta faqezinj dhe këta banditë të këtyre bandave do ta detyrojnë popullin që të mos respektohen fare këto masa sepse këta nuk kanë bukë të mjaftueshme dhe do t´i detyrojnë edhe të zbrazin xhepin edhe më tej! Pra ky soj i pafytyre nuk shikon se sa e rëndësishme është jeta e njeriut, por xhepi për ta trashur e hairin mos i´a pafshin. Ndërkaq, Dulla i shkreti është një njeri që nuk di as ka shkon dhe as kah vjen sepse kërpeshin e Dullës e kanë ata kryebanditët që i përmenda më lartë dhe më besoni se komentimi i mëtejmë është i panevojshëm”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".